Partia Demokratike, pwrmes deputetit Enkelejd Alibeaj ka depozituar njw amendament për Projektligjin për Amnistinë Penale.
Në amendamentin e depozituar nga Alibeaj, sanksionohet ndalimi i përfitimit nga kjo amnisti e zyrtarëve të dënuar e të hetuar apo në gjykim për korrupsion.
Ndërkohë që sipas këtij amendamenti parashikohet që të përfitojnë të gjithë protestuesit që janë dënuar, nën hetim apo gjykim.
Amendamenti i plotë:
KUVENDI
AMENDAMENT
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË PROJEKTLIGJIN
“PËR DHËNIE AMINISTIE”
Në mbështetje të nenit 75, pika 4, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, me propozim të deputetit Enkelejd Alibeaj, në projektligjin “Për dhënie amnistie”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 3, pika 1 shtohet shkronja ë) me përmbajtjen si vijon:
“ë) personat e dënuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 150, 151, 235, 236, 237, 282, 293 dhe 325 të Kodit Penal, të kryera gjatë tubimeve ose protestave politike dhe qytetare të organizuara deri në datën 31.3.2024”.
Neni 2
Në nenin 4, pika 1, shkronja k) hiqet numri “237”.
Neni 3
Në nenin 5, bëhet shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
1. Shtohet shkronja “c”, e pikës 2, si më poshtë:
“c. personat e dënuar, akuzat penale ndaj të cilëve janë gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas përcaktimeve të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale.”
Neni 4
Në nenin 6, ndryshohet pika 3 me përmbajtjen si vijon:
1. Pika 3 bëhet:
“3. Nuk përfitojnë nga pika 1 e këtij neni subjektet që kanë detyrimin për të deklaruar sipas ligjit nr.9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, si dhe subjektet e posaçme, akuzat penale ndaj të cilëve gjykohen nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sipas përcaktimeve të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale.”
Neni 5
Pas nenit 6, shtohet neni 6/1 me përmbajtjen si vijon:
“Neni 6/1
Dhënia e amnistisë nga ndjekja penale për protestuesit
Përjashtohen nga ndjekja penale si dhe pushohen të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera gjatë tubimeve apo protestave politike dhe qytetare të organizuara deri në datën 31.3.2024, të parashikuara nga nenet 150, 151, 235, 236, 237,282,293 dhe 325 të Kodit Penal”.
D E P U T E T I
Enkelejd Alibeaj
Lajmi kryesor:
Miratohet Amnistia Penale! PS e Rithemelimi bashkojnë votat! Pro edhe dy deputete të Bashës! Përfitojnë 700 të dënuar dhe protestuesit e opozitës
G.K/ReportTv.al