Foto ilustruese

Opinion

PD po kryen krim kolektiv

1 Prill 2021, 15:08| Përditesimi: 1 Prill 2021, 15:11

  • Share

Opozita e cila aksidentalisht përfaqësohet edhe këtë fushatë nga partia e demokratikasve, po shkel  hapur ligjin. Po kryen me ndërgjegje të plotë një krim kolektiv. Duke injoruar masat e Komitetit të Ekspertëve të Shëndetsisë mbi masat e ruajtjes ndaj COVID-19, duke mbledhur me dëshirë (dhe me urdhër partie) qindra njerëz në rrugë apo sheshe qytetesh, ata po nxisin infektimin masiv.

Një skandal i paparë. Një miku im në Gjermani më tha se “nuk guxon të hysh në market pa maskë dhe pa u distancuar , sepse njoftojnë policinë dhe e pëson keq”. Por në Shqipëri si askund tjetër, një kryetar partie, një kryetar opozite, dhe  më keq akoma, që pretendon të bëhet edhe “kryeministër”, po shkel hapur dhe me dëshirë ligjin, rregulloren, dhe të drejtat e njeriut. Të paktën janë 3 nene të Kodit Penal që të kryqëzojnë, kur ti ndjell turmat dhe i ndërsen ato ndaj dikujt, aq më keq në fushatë elektorale.

Partia Demokratike nuk duhet toleruar më nga Policia e Shtetit, nga organet ligjzbatuese, dhe duhet të përgjigjet para tyre. Ajo forcë politike dhe kryetari i saj, po ndezin “bombën” shëndetsore, po kërkojnë të infektojnë dhe rrezikojnë seriozisht jetën e qytetarëve. Duke manipuluar me gjoja “fushatën”, apo me “zemërimin popullor” kryetari i asaj partie dështake dhe ligjshkelëse, po rrezikon jetë njerëzish. Ky quhet një krim i pastër kolektiv. Në bashkëpunim me servilët dhe vartësit e bazës, ai nuk po pyet  për rrezikun që i kanoset turmave  që mbledh me mënyrat e tij tradicionale, si mashtrimi dhe blerja e mitingjeve, pasi mendon të bëjë paradën e rradhës.

Pushtetin kryetari i asaj partie e kërkon përmes infektimit të turmave, ndërsa mungesa e ndëshkimit ligjor, i ka krijuar kushtet të veprojë sipas interesit dhe jo kujdesit ndaj shëndetit të qytetarëve. Partia kryesore e opozitës, do të ketë fushatën e fundit elektorale që bën në shkelje të ligjit, pasi “shuplakat” që do të marrë në 25 Prill, do ti tregojnë asaj, ku e ka vendin. Degët e ISHP në rrethe, kanë ngritur shqetësimin se “grumbullimet dhe mitingjet  e opozitës, duke shkelur rregullat dhe ligjin, kanë rritur numrin e të infektuarve”.

Dhe pikërisht, si shkak i injorimit të apelit të strukturave ligjzbatuese nga opozita e papërgjegjshme, numri i të infektuarve muajin e fundit u rrit ndjeshëm. Sikur të mos mjaftonte kjo, skandali  thellohet nga thirrjet “mos u vaksinoni”, që vjen nga zyrat e SHQUP-it, një tjetër shkelje ligjore kjo, e cila në çdo vend të Europës dhe botës, do të vinte në lëvizje organet kompetente. Koha e mosndëshkimit të politikanëve absurdë ka kaluar. Kushdo që ka kryer krime njerëzore,  si  20 apo 11 vjet më parë , si edhe tani, duhet të përgjigjet para ligjit. Si mund të shfaqesh si  “kalorësi blu” majë çatisë dhe të mbledhësh dhjetra e qindra njerëz, duke i trajtuar si bagëti, dhe të nisësh tu flasësh  pastaj për “jetën, shëndetin, qeverisjen e pastër dhe zbatimin e ligjit”, kur ti kryen një krim kolektiv ditën me diell ?

E ndërsa Edi Rama nuk rresht së punuari dhe qëndruari vetë mbi procesin e vaksinimit, dikush tjetër përballë tij mbledh ithtarët dhe u rrezikon jetën, duke i recituar leksione pushteti. Më tepër se absurde, kjo është kriminale, ndaj dikush duhet të mbajë urgjentisht përgjegjësi ligjore.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?