Programacion

E Premte
20
Maj
E Shtunë
21
Maj
E Diel
22
Maj
E Hënë
23
Maj
E Martë
24
Maj
E Mërkurë
25
Maj
E Enjte
26
Maj
E Premte
27
Maj
E Shtunë
28
Maj
E Diel
29
Maj

Edi Rama dhe Sali Berisha

Politikë

PD: Rama dhe Berisha janë njësoj dhe mbrojnë të njëjtat interesa, mbrëmë në ekrane na u shfaqën 2 haluçinantë

28 Janar, 10:42| Përditesimi: 28 Janar, 15:53

2 haluçinantë që mendojnë njësoj dhe për të njëjtat interesa i quan Partia Demokratike Edi Ramën dhe Sali Berishën. Përmes nëj postimi në Facebook sot, PD i referohet 2 intervistave të mbrëmshme të Kryeministrit Edi Rama dhe paraardhësit të tij, Sali Berisha.

"Dje, në ekrane të ndryshme, u shfaq një tjetër episod haluçinant i dy njerëzve që përdorin të njëjtën gjuhë, për të mbrojtur të njëjtat interesa. Rama dhe Berisha janë njësoj! Dëgjon Ramën dhe kujton Berishën. Dëgjon Berishën dhe kujton Ramën", shkruan PD.

Kryeministri Rama ishte mbrëmë i ftuar në 'Open' në Top Channel ku foli për nismën e fundit të qeverisë për Këshillimin Kombëtar.

Rama tha se qeverisë nuk i mungojnë kartonët për të marrë vendime mbi çështjet për të cilat po pyet qytetarët, por theksoi se është me rëndësi të kërkohet mendimi i qytetarëve për ato që i konsideroi 'dilema kombëtare'.

Një përgjigje Rama e pati edhe për Sali Berishën, i cili tha dje në Kuvend se Shqipëria duhet të furnizojë me armë e fishekë Ukrainën, në mes të konfliktit me Rusinë. Pa sqaruar gjatë, Rama tha: "Në ditët në vijim shumë shpejt ju do të dëgjoni një gjë që deri dje ishte e pabesueshme për rolin ndërkombëtar të Shqipërisë".

Ndërsa Berisha në 'Opinion'foli  për përplasjen e tij me Bashën dhe lëvizjet për zgjedhjet e ardhshme vendore.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kris Pano: 28/01/2022 12:37

    Me kujtohet kur Rama i thoshte keto fjale Bashes fliste me vete Lulja, e mbronte Paloka,Muli! Nen hijen e lisit te madhe nuk mbijne peme por vetem bime te vogla! Nuk te le Saliu te ritesh! Te kastron qe kur je i vogel! Nese ka njerez qe kane dale nga trute eshte Saliu me te tijte,Likja me Monen dhe Luli trumcaku i frikesuar! Le te presim! Por shenjet nuk jane te mira!E degjuat Saliun qe foli per tritolin e Dukes?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e organizoi Shqipëria finalen e Conference League?