Politikë

PD rikthehet në Kuvend pas dy vite e gjysmë bojkot! Sfidat, ndryshimet kushtetuese e reforma zgjedhore! Basha në ‘udhëkryq’, të zgjedhë mes Berishës dhe kërkesës së SHBA-së

24 Gusht 2021, 15:31| Përditesimi: 24 Gusht 2021, 20:33

  • Share

Partia Demokratike rikthehet në Kuvend pas 2 vite e gjysmë bojkot. Shumë prej deputetëve që dogjën mandatet pas vendimit të shkurtit të  2019, do të jenë sërish në parlament, por kjo forcë politike ul për herë të parë dhjetëra deputetë në karrigen e ligjvënësit, mes të cilëve të angazhuar prej vitesh duke mbajtur edhe poste të rëndësishme, por edhe emra që për herë të parë, u artikuluan në zgjedhjet që sapo lamë pas.

Nga 15 deputetë që Partia Demokratike mori në Tiranë, dy prej tyre futen për herë të parë në parlament. Alfred Rushaj dhe Belind Këlliçi ulen në karrigen e deputetit pas një sërë postesh të mbajtura në selinë blu.

Për herë të parë në parlament ulen Xhelal Mziu, Kreshnik Çollaku, Flamur Hoxha, Kastriot Piroli i Lezhës, Emilja Koliqi, Ramadan Likaj, Greta Bardeli, Zef Hila, Sorina Koti, Bledjon Nallbati, Seladin Jakupllari, Ina Zhupa, Fation Veizaj     Arbi Agalliu, Tomor Alizoti, Kasëm Mahmutaj, Eralda Tase,  Saimir Korreshi   Nustret Avdulla, Ilda Dhori, Lefter Gështenja. Shumë prej tyre nuk janë emra të panjohur, ish kryebashkiakë apo drejtorë në insitucione të rëndëishme gjatë qeverisjes së PD.

Për herë të parë, postin e deputetit do ta mbajë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi.  Selia blu i siguroi mandatin e deputetit për herë të parë edhe analistit Agron Gjekmarkaj Shkrimtares Flutura Acka  dhe mjekes Zheni Gjergji.  Nga radhët e demokratëve, në tempullin e ligjvënësve ulet edhe deputetja më e re e parlamentit 22 vjecarja Andia Ulliri.

Por në parlament grupi i deputetëve të partisë Demokratike duket se do të shkojnë me synime të qarta.

Ata kanë paralajmëruar që do të kërkojnë ndryshime kushtetuese dhe ligjore që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik, që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor apo që mundësojnë ushtrimin e demokracisë së drejtpërdrejtë nëpërmjet referendumeve lokale dhe kombëtare.

Por mes shumë ndryshimeve ligjore e kushtetuese të paralajmëruara, PD pritet që së pari  të kërkojë ndryshim të Kodit Zgjedhor, për çështje që nuk u dakordësuan si komisionet zgjedhore apo ndryshimin e herësit pas vendimit të gjykatës kushtetuese.

Ajo që nuk është e qartë deri më tani, është fakti nëse mes 59 deputetëve të koalicionit, PD do të ketë ose jo edhe Sali Berishën për të cilin SHBA ka kërkuar të mos jetë në Parlament. Ndonëse vetë Berisha e ka bërë të qartë praninë e tij në parlamentin e ri, ende nuk ka një qëndrim të kryetarit Basha pas takimit që zhvilloi me ambasadoren Yuri Kim në selinë blu ku iu kërkua në mënyrë të drejtëpërdrejtë distancimi prej tij.

Parlamenti i ri pritet të mblidhet mes datave 9-19 shtator. Sipas ligjit është Presidenti ai që Kuvendin e porsazgjedhur, jo më parë se data e përfundimit të mandatit të kuvendit paraardhës dhe jo më vonë se 10 ditë pas mbarimit të këtij mandati. Por në rast se kreu i shtetit nuk vepron, Kuvendi vetëmblidhet pas këtij afati.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • fori: 25/08/2021 14:26

    O ju ndyresirat e shekullit. Ju duheshit varur me koke poshte me kohe e ajo gjoja partia juaj qe eshte ne fakt nje grupim kriminal i te gjithe krimineleve dhe maskarenjeve e hajduteve ne Shqiperi, DUHEJ te kishte dale me kohe Jashte Ligjit e DUHEJ eliminuar e zhdukur PERFUNDIMISHT e jo te behet fjale akoma per ju o qener e hijena 'Te Hyni Apo Te Mos Hyni Ne Kuvend?!!....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?