Pas mbledhjes që zhvilluan anëtarët e PD-së së Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, nesër do të mblidhet Grupi Parlamentar, ku deputetët do të dorëzojnë një analizë të problematikave të zonës ku deputeti është zgjedhur, si edhe propozimet e tyre për standardet që duhen aplikuar për ndarjen e re administrative-territoriale.
Si edhe duhet të propozojnë persona, qofshin funksionarë apo ish-funksionarë të PD-së në nivel vendor, për tu konsultuat për ndarjen e re territoriale.
Të gjitha materialet më pas do t’i shërbejnë Grupit të Punës që të hartojë një dokument të sintetizuar të problematikave në nivel bashkie dhe qarku, listën e personave që duhen konsultuar për të mbledhur opinionet e tyre, si dhe kriteret e standardet që duhen mbajtur në konsideratë për ndarjen e re administrativo-territoriale.
Lajmi kryesor:
Harta e re/ Anëtarët e PD në Komisionin e Reformës Territoriale nisin punën! Çupi: Adresojmë 4 problematikat e ndarjes aktuale
SI.E./ReportTv.al