PD zyrtarizon kandidatët për Beratin
 Kuçovën, Kukësin e Fushë Arrëzin

14 Prill 2015, 10:40| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Partia Demokratike vijon të zyrtarizojë kandidatë të tjerë që do të garojnë për Bashkitë në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Këtë të martë demokratët zyrtarizuan kandidaturën e Kasem Mahmutajt për garën elektorale në Bashkinë e qytetit të Beratit. Po ashtu ne Bashkine e Kucoves demokratet vendosen te garojne me Myslim Haxhi dhe ne Kuks me Bashkim Shehu. Ndërsa në Bashkinë e Fushë Arrëzit do të kandidohet Gëzim Vata. Për bashkinë Korçë PD ka zgjedhur të kandidojë Rektorin e Universitetit të këtij qyteti Gjergji Meron.

Të hënën u vendos që kandidati për Lushnjen të jetë Darien Xhindoli. Po ashtu ne Bashkine e Perrenjesit demokratet do te kandidojne Bajazit Karriqin, ndersa ne Maliq Xhevdes Belishta. 

Të dielën u zyrtarizuan emrat e gjashtë kandidatëve.
 
Për Bashkinë e Peqinit demokratët kanë menduar të kandidojnë Albert Krecin, i cili aktualisht është kreu i komunës Pajovë.
 
Në Bashkinë e Pukës Partia Demokratike do të përfaqësohet me kandidatin Rrok Doda, prej katër mandatesh kryetar komune në Qerret. Në zgjedhjet e 21 Qershorit Doda do të garojë për karrigen e kryebashkiakut përballë kandidatit socialist Rustrem Struga.
 
Në Bashkinë e Burrelit PD ka zgjedhur të garojë me Nezir Rizvanin, ndërsa Basir Cupa është zgjedhur kandidati zyrtar për Bashkinë e Klosit.

Po ashtu, edhe Irakli Gorea eshte zyrtarizuar nga PD-ja si kandidat per Bashkine e Divjakës dhe Asqeri Kuqja per Bashkine e Belshit.
 
Prej ditësh Partia Demokratike ka nisur procesin e zyrtarizimit të kandidaturave për bashkitë e vendit, ndërsa vëmendja më madhe është drejtuar nga bashkitë e mëdha si Tirana, Durrësi, Shkodra dhe Vlora, për të cilat demokratët ende nuk kanë nxjerrë emra. Ndërkaq në një tjetër Bashki e madhe, si ajo e Elbasanit, PD ka kandiduar deputetin Ardian Turku dhe në Kamëz rikandidon kryetari aktual Xhelal Mziu, i cili vetëm disa ditë më parë u dënua nga Gjykata me 2 vjet burg për shpërdorim detyre.
 
Ndërkaq Partia Demokratike vijon procesin e negociatave me aleatët, ku me pjesën më të madhe të partive të spektrit të djathtë janë përcaktuar modalitete ndërsa mbetet të arrihet marrëveshja për koalicion me Partinë Republikane.
 
Kandidatët zyrtarë të PD deri tani për zgjedhjet e 21 qershorit
 
Bashkim Shehu – Bashkia Kukës
Myslim Haxhi – Bashkia Kuçovë
Kasem Mahmutaj – Bashkia Berat
Bajazit Karriqi – Bashkia Përrenjas
Xhevdet Belishta – Bashkia Maliq
Darien Xhindoli --- Bashkia Lushnje
Albert Kreci ---Bashkia Peqin
Rrok Doda --- Bashkia Pukë
Nezir Rizvani --- Bashkia Burrel
Basir Cupa – Bashkia Klos
Irakli Gorea --- Bashkia Divjakë
Asqeri Kuqja – Bashkia Belsh
Besnik Dushaj---Bashkia Tropojë
Ardian Turku---Bashkia Elbasan
Xhelal Mziu---Bashkia Kamzë
Igli Kokalari---Bashkia Gjirokastër
Altim Çomo---Bashkia Libohovë
Kodhel Cala---Bashkia Gramsh
Buaj Hoxha---Ura vajgurore
Luan Mustafaj---Patos
Zef Hila---Vau i Dejes 
Dhurim Alinani --- Bashkia Delvinë
Gëzim Caushi ---Bashkia Roskovec 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?