Sociale

Pedagogët takim me Ministren: Nuk ramë dakord për rritjen e pagave! Kushi: Do vijojmë dialogun

23 Shtator 2022, 16:24| Përditesimi: 23 Shtator 2022, 21:40

  • Share

TIRANË- Pas tre orësh diskutime, pedagogët nuk kanë arritur dakordësi me Ministren e Arsimit, Evis Kushi për rritjen e pagave. Pas protestës që organizuan pedagogët e Fakultetit të Shkencave, ministrja Kushi i priti sot në një takim ku kanë diskutuar për të gjitha kërkesat e paraqitura. Në një deklaratë për mediat, pedagogët u shprehen se rritja që ata kërkojnë prej 180 euro, ministres Kushi i duket shumë e lartë.

Pedagogët kërkojnë rritjen e pagave me argumentin se janë shumë të ulëta, ndërsa shprehen se duan një rritje që të paktën pagat e tyre të krahasohen me vendet e rajonit. Ministrja thotë se do të vijojnë dialogun sa i përket politikave të pagave, ndërsa propozon rritje pagash bazuar në performancën e universiteteve.

Pas refuzimit të kërkesës, pedagogët paralajmëruan se do të vijojnë me protestat, duke theksuar se protesta e datës 5 tetor nuk do të anulohet. Ata njoftuan se do të bëjnë marshim duke u nisur nga Universiteti Politeknik i Tiranës. Nëse kërkesat nuk do të merren parasysh pedagogët kanë paralajmëruar bojkot të mësimit në datë 17 tetor.

Por, ministrja e Arsimit ka rënë dakord me pedagogët sa i përket kërkesës së tyre për transparencë të buxhetit të universiteteve, ndërsa do rishikohen edhe kriteret për marrjen e titullit profesor.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës (nuk është plotësuar)
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor (nuk është plotësuar)
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ (nuk është plotësuar)
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë (nuk është plotësuar)
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit. (do shqyrtohet)
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”. (do shqyrtohet)
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. (është rënë dakord)

Ora 21:37
Ministria nuk ra dakord për rritjen e pagave të pedagogëve, Berisha: Qëndrim cinik i Ramës, u refuzuan kërkesat minimaliste

1663927969_Screenshot2.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar takimin e pedagoëve me ministren e Arsimit, të cilët nuk arritën dakordësi për pagat. Berisha shkruan se ky është një qëndrim cinik i kryeministrit Edi Rama duke u refuzuar pedagogëve kërkesat minimaliste.

“Qëndrim cinik i Edi Ramës ndaj pedagogëve të universiteteve! Zonja Kushi me porosi të Ramës sillet si zonja Askushi! Ajo, në emër të Edit refuzon kërkesat minimaliste të pedagogeve për pagat dhe kushtet tjera minimale për universitetet. Pedagogët shpallin 5 tetorin ditën e grevës se përgjithshme! Mbështetje të plotë pedagogëve grevistë! Dënim qëndrimit cinik të Edi Ramës!”, shkruan Berisha.

Ora 19:19
Takimi me pedagogët, ministrja Kushi: Do të vazhdojmë dialogun për politikën e pagave

1663943003_Screenshot3.jpg

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar pas takimit me pedagogët. Kushi shkruan se do të vijojnë dialogun sa i përket çështjes së rritjes së pagave. Kushi thotë se propozojnë rritje paga bazuar në performancën e universiteteve.

“Zhvilluam sot një tryezë diskutimi të gjatë me Sindikatën e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë në lidhje me kërkesat e parashtruara prej tyre. Pjesën më të madhe të çështjeve të parashtruara e kemi tashmë në proces draftimi edhe me Komitetin e Përbashkët të Politikave për Arsimin e Lartë dhe Konferencën e Rektorëve, të tilla si:

- mbështetja e kërkimit shkencor, e cila do të reflektohet edhe në Strategjinë e re Kombëtare të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit;
- rishikimi i udhëzimit për veprimtarinë dhe ngarkesën mësimore të pedagogëve;
- rishikimi i procedurave për pagesën e orëve suplementare;
- rishikimi i kritereve për marrjen e titujve akademike;
- si dhe rritja e transparencës për veprimtarinë akademike dhe financiare të universiteteve.

Ndërkohë, do të vazhdojmë dialogun për politikën e pagave jo vetëm me ta, por edhe me rektorët e universiteteve dhe grupet e interesit. Ne synojmë që kjo politikë të lidhet me performancën e universiteteve, me qëllim vlerësimin e suksesit dhe nxitjen e cilësisë dhe konkurrencës”, shkruan Kushi.

Ora 18:24
Përfundon takimi i pedagogëve me ministren e Arsimit: Nuk ramë dakord për rritjen e pagave

 

Ka përfunduar takimi i pedagogëve me ministren e Arsimit, Evis Kushi. Pedagogët njoftuan se nuk është rënë dakord për rritjen e pagave, por disa prej kërkesave të tyre do të shqyrtohen.

“Në momentin që di kuptohet që synimi i kërkesave tona është synimi për një arsim të lartë cilësor, që studentët të studiojnë në Shqipëri. Ne në kërkesat tona kamë qenë minimaliste, megjithëse ministria pre. Jemi në pritje të një feedback për kërkesat që ramë dakord me ministrinë. Nuk mbettë gjë tjetër veçse të vazhdojmë protestat, protesta e 5 tetorit nuk anulohet. Për rritjen e pagës nuk është arritur një dakordësi. 180 euro ministrisë i duket hataje, ne 200 euro na duket tallje.

Ramë dakord në lidhje me transparencën te U-transprenca të shpenzimeve të universiteteve. Premtoi që do u kërkojë universiteteve me shkresë që qytetarët të kenë njohuri sesi shpenzohen paratë publike. Për pikën në lidhje me doktoraturat, me kushte për të marrë titullin profesor. Mund të rregullohet se është një non sens. Ramë dakord për një rikonceptim të orës mësimore. U ra dakord që do analizohet në tërësi që të mund të vihet një koeficient. 23% që i është vënë për tatim. Ministrja tha se do rakordohej me rektoratet”, tha një pedagog.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gogu: 26/09/2022 10:12

    Pedagoget shqiptare jane bataku i shoqerise. Qe arsimi te zhvillohet ne Shqiperi, keto batakcinje duhet te pushohen dhe zevendesohen me pedagoge te afte dhe profesioniste te huaj. Gjuha e mesimit te behet nga anglishtja dhe reformimi i arsimit merr rruge.

    Përgjigju
  • Shaqo: 23/09/2022 19:03

    Doni rritje page per te nxjerre muratore me shkolle te larte? Ju po merrni ne qafe nje brez te ri, qe nuk marrin vesh se perse kane studjuar, ne fund kur u jepni diplomat me ceremoni. Jeni te pacipe, shisni provime e diploma. E keni deklaruar vete, studentet blinin temat e diplomes me seksere. Eshte turp.

    Përgjigju
    • Shaqos: 23/09/2022 20:05

      Mos përgjithëso o Shaqo! Për sa kohë qeveritë të mos i përcaktojnë vetes arsimin si prioritet absolut dhe numër 1, ky vend do shkojë keq e më keq dhe do kemi shumë vlerësime të cekëta si ky që ke dhënë këtu lart. Zotëri e di ti se pedagogët janë krenaria e një kombi dhe nuk trajtohen siç ne i trajtojmë prej 30 vitesh... Para këtyre viteve shteti i vlerësonte si askënd tjetër dhe gjeje se çfarë cilësie kishte universiteti... domosdo që do kishte edhe cilësi

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?