"Pelican 212” dhurojnë shfaqje tek
'Reja',familja amerikane koncert live

28 Qershor 2016, 23:17| Përditesimi: 4 Janar 2019, 15:04

TIRANË - Një koncert unik në llojin e tij është sjellë tek 'Reja' tek Galeria e Arteve, nga Ambasada Amerikane.

“Pelican 212” quhet  grupi frymor i përbërë nga 9 pjesëtarë të një familje, 7 fëmijët dhe dy prindërit, që kanë sjellë një shfaqje live për të gjithë qytetarët e kryeqytetit.

Banda frymore nga Nashville, SHBA e përbërë nga Katie, Angelle, Marie, binjakët 11-vjeçar Max dhe Kolbe, Giovanni dhe më motra e tyre më e vogël Mollie 9 vjeçe, tërhoqën vemendjen e qytetarëve të Tiranës të cilët kenduan e kërcyen bashkë me ta.

Një repertor i larmishëm është sjellë nga zërat fantastikë të fëmijëve, shoqëruar me instrumente muzikore, që ngritën në këmbë publikun, i cili ishte ishte po aq energjik sa banda që performonte.

“Pelican 212” njihet për entuziazmin që përçon me performancat e saj dhe numërojnë mijëra fansa jo vetëm në Amerikë, por dhe në vende të tjera të botës, ndër të cilat tani renditet edhe Shqipëria.

Eventi u organizua nga Bashkia e Tiranës dhe Ambasada Amerikane.

koncerti
reja
reja
reja
reja
(Koncerti tek "Reja", fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)  FOTO të tjera
koncerti
(Koncerti tek "Reja", fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)  FOTO


English Version

Amazing American family Brass Band "Pelican 212", perform Live to "The Cloud" in Tirana

 
TIRANA - A unique concert of its kind is brought to 'The Cloud' at the Gallery of Arts, by the US Embassy.
 
"Pelican 212" is a brass band consisting of 9 members of one family, seven children and two parents, who have brought a live public show for all citizens of the capital.

Musical band from Nashville, USA, consisting of Katie, Angelle, Marie, 11-year-old twins Max and Kolbe, Giovanni and their smaller sister Mollie 9 years old, drew the attention of the  audience  at 'The Cloud' who sang and danced with them.
 
A diversified repertoire bring by the fantastic voices of the children with their musical instruments, the audience rose to their feet, an energetic public like the band as well.
 
"Pelican 212" is known for the enthusiasm that carries with their performances and counts thousands of fans not only in America but also in other countries of the world, among which is now and Albania.
 
The event was organized by the Municipality of Tirana and the American Embassy in Tirana. 


Foto pelican 212
(With the band after the show)  Photos during performace

reja
(The artistic installation "The Cloud" in Tirana)

Redaksia Online
(Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)

 

//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?