Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj

Opinion

Pëllumb Kulla: Një gjykim për konfliktin Lapaj-Shabani

18 Korrik, 12:01| Përditesimi: 18 Korrik, 12:04

  • Share

Ja dhe gjykimi im mbi një konflikt që s’duhej!

I çmoj e i dua mjaft që të dy këta politikane simpatike, por veç për njërin kam të drejtë të votoj në këtë udhëkryq që na është paraqitur: 

Votoj për Endri Shabanin!

E shpall këtë me keqardhje. Po edhe pas zgjidhjes që propozoj, të dy humbasin diçka: Endri, që në zgjedhje mori më pak vota, nuk duhet të bënte kaq zhurmë.

Kurse Adriatik Lapaj, që ka plot dekada për ta shpëtuar të pandohtur karizmën e tij, mund ta mbante fjalën që i shërbeu për vota.

Do të fitonte shumë, shumë, shumë-më-shumë, se ato vota që ka më tepër nga shoku!

Shqiptarë, që nuk mbajnë fjalën e deklaruar numërohen miljona. Nga ata që i rrijnë besnikë edhe një premtimi solemn, që nuk ua kërkonte njeri me thikë në fyt, ishte vetëm NJË!

Më duket se Tik Lapaj nuk e përfytyron dot sa shumë pikë të vlefshme për të ardhmen, do të kishte fituar sot!

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gafuri: 18/07/2025 21:27

    Zoti Pellumb i sakte si gjithmon, por Endri ka te drejtw. Adriatiku e thene shqip u tregua i pa bese. Shkur hileqar dhe humbi pergjithmon. Shqiptaret mbajne mend shume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?