Kronikë

Pema e rrëzuar bllokon autostradën Tiranë-Durrës, krijohet radhë kilometrike (VIDEO)

18 Shtator, 14:25| Përditesimi: 18 Shtator, 14:36

  • Share

Një pemë e rrëzuar në autostradën Tiranë-Durrës, ka bllokuar totalisht njërin nga akset, duke shkaktuar një trafik kilometrik të makinave.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, pema ka bllokuar autostradën dhe po punohet për heqjen e saj nga rruga.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa radha e makinave është e gjatë.

Pritet heqja e pemës për të çliruar një nga akset më të rëndësishëm dhe më të përdorur në vendin tonë.

A.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?