Armando Broja mrekulloi edhe njëherë me futbollin e tij në Angli. Sulmuesi shqiptar realizoi një gol spektakolar dhe fitoi një penallti në ndeshjen që Southampton fitoi 3-1 kundër West Ham.
Në ndeshjen që ishte për FA Cup Broja hyri si zëvendësues në pjesën e dytë kur rezultati ishte 1-1. Fillimisht 20-vjeçari falë një shkëputje dinake fitoi një penallti që u kthye në gol nga Ëord-Prouse. Më pas, në ekstremin e lojës në minutën e 95 Broja mahniti me lëvizjet e tij duke shndërrur në gol një inkursion personal.
“Unë nuk kam detyrë të qëndroj në rrjetet sociale, por të jem trajneri i skuadrës dhe shoh çfarë këta djem më ofrojnë. Nuk mund të flasim për besim në këtë skuadër nëse nuk tregojmë besim. Broja pati një ndikim pozitiv në lojë. Ai është një kërcënim me shpejtësinë e tij,”- tha tekniku austriak pas kualifikimit.