Pendohen gjyqtarët e Lartë/ Fullani, Qirjako dhe Musakaj kërkojnë të kthehen në drejtësi pas 15 vitesh

12 Shtator 2019, 15:22| Përditesimi: 12 Shtator 2019, 15:52

  • Share

TIRANË- U dorëhoqën nga sistemi i drejtësisë duke shmangur vetting-un duke mbetur kështu jashtë sistemit pa statusin e magjistratit për 15 vite, te ish gjyqtarët e lartë kërkojnë të mbeten gjyqtarë. Report Tv ka siguruar objekt padinë ku-ish gjyqtarja Arjana Fullani, Evelina Qirjako dhe Aleksandër Muksaj kërkojnë nga Kolegji Apelimit të mos i lërë jashtë sistemit për 15 vite.

Sipas ligjit të vetting kush shkarkohet apo largohet me vullnet nga detyra me dorëheqje duke përfituar pagesën kalimtare dhe duke mos iu nënshtruar vetting-ut, mbetet jashtë sistemit për 15 vite. Por këto padi tashmë depozituar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit tregojnë se ish-gjyqtarët kanë ndërruar mëndje ose nuk e kanë llogaritur edhe këtë pasojë.

Pas padive me anë të shortit janë caktuar trupat gjykuese të cilat do të shqyrtojnë këto kërkesa dhe më pas zhvillimin e seancave publike nëse do të vendoset të mbahen. Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 40/2019, datë 04.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjana Fullani kundër vendimit nr. 186, datë 23.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Për kërkesën e ish gjyqtares së lartë Fullani është caktuar relatore kryetarja e Kolegjit të Apelimit Natasha Mulaj, dhe kryesuese Alban Shtylla me trup gjykuese ish-kryeprokuroren Ina Rama, anëtarët Rezarta Schuetz, Sokol Çomo. Ankimin e ish-gjyqtares Evelina Qirjako për të pasur të drejtën të rikthehet gjyqtare pas 15 viteve do ta shqyrtojnë si kryesues:  Sokol Çomo, Relator: Luan Daci, anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz.

Ndërsa për ish-gjyqtarin Aleksandër Muskaj me short janë përzgjedhur, Kryesuese Natasha Mulaj, Relator Sokol Como, anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schueltz. Këto padinë janë të parat ku ish gjyqtarët si në rastin e Fullanit, Qirjakos e Muskajt kërkojnë të ruajnë statusin e magjistratit për t'u rikthyer në sistem.

Komento

Komente

  • Likja: 12/09/2019 21:25

    Une them qe te kthehen.......ne gop te s emes!!

    Përgjigju
  • Te pabes: 12/09/2019 19:34

    Un them qe gjat ketyre 15 viteve ti cojm me pushime. Ne Rec kuptohet. Esht me te vertet te vesh duart ne kok

    Përgjigju
  • gjorgozi: 12/09/2019 19:31

    dashka te kethehet SANDRI MUSKAJ mos more LARO po s te vjen turp ti s duhet te dalesh ne faqen e dheut PALACO

    Përgjigju
  • prec zogaj: 12/09/2019 18:20

    NUK I mbarohen leket ketyre maskarenjve kane 30 vjet qe grabisin popullin shqiptar,,,,ate fullanin mos e afroni as per pastrues kepucesh,,,sepse eshte gruaja e fullanit qe vodhi banken kurse kjo Adriana e nxorri ilir meten te pafajshem ,,ne videon ku u vrane 4 demostrues ne 21 janar,,,kjo eshte katastrofe juriste,,ik shporru moj plehre….

    Përgjigju
  • Altini: 12/09/2019 18:19

    U mesuan keq duke vjedhur. Eshte i embel leku pa djerse dhe pushteti

    Përgjigju
  • Hasani: 12/09/2019 17:46

    Ju mbaruan parate qe kane fituar duan prape se keshtu jane mesuar duke rrjepur popullin.

    Përgjigju
  • Populli: 12/09/2019 17:29

    Se kuptoj këtë muhabetin e këtyre, vodhën vodhën dhe futën njerzit në hasmërira me vendimet e tyre, tani thonë, që mirë do ikim 15vjet po do kthehemi prap!? Plehra muti zhdukuni ju jeni kanceri i Shqipërisë.

    Përgjigju
  • Yyy: 12/09/2019 17:15

    Njerez te pa ngopur lepijne ate qe peshtyne

    Përgjigju
  • xhike: 12/09/2019 16:16

    SHPORRUNI HAJDUTE NA PITE GJAKUN NUK U NGOPET MOS U GOPSHI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?