Sociale

Peng i burokracive, familja në Funar të Elbasanit nuk merr dëmshpërblimin për shtëpinë e shembur: Jetojmë me frikë

2 Dhjetor 2021, 17:01| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 08:21

  • Share

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 i shtoi vuajtjet për familjen Haskurti, që jeton mes varfërisë dhe sëmundjeve në Funar të Elbasanit. Shtëpia e tyre e vjetër pësoi dëme të shumta, një zgavër e hapur mes dhomës, qëndron aty si kambanë alarmi.

Dhurata Haskurti tregon vështirësitë, teksa po kalon me bashkëshortin dhe djalin, dimrin e dytë, në këtë shtëpi që rrezikon t'i zërë brenda.

"Vetëm të kem dhe unë një shtëpi sado pak. këtë që kanë shkruar e zeza në të bardhë unë nuk kërkoj asgjë më shumë. Tani jetoj me 100 mijë lek KEMP të burrit dhe çuni që punon në ndërtim. Është i sëmurë ka kaluar në depresion se shiu i gjithë hyn brenda, asnjë të ardhur nuk kemi tjetër", shprehet Dhurata Haskurti.

Banesa e familjes Haskurti është vlerësuar e pabanueshme dhe me vendim të këshillit bashkiak duhet të dëmshpërblehet me 1.5 milionë lekë. Por këto para ende nuk janë lëvruar, ndërsa Dhurata Haskurti na tregon burokracitë e institucioneve që nga bashkia e Elbasanit e deri tek Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.  

"Para dy vitesh ka rënë tërmeti dhe është dëmtuar dhe unë shkova tek administrata njësia vendore Funar iu drejtova këtyre, pastaj shkolla tek Emergjencat Civile në Elbasan erdhën e panë e verifikuan e kanë nxjerr të pabanueshme si shtëpi deri më tani që po flasim nuk kam asnjë ndihmë veç letra. "Ik se do t'i biem"-më thonë, por nuk kam marrë asgjë as bonusin e qirasë nuk kam marrë asgjë më të vogël, kam shkuar tek kryetari i bashkisë dhe asgjë.  Kam vendimin që më ka dhënë administrata se është bërë verifikimi i shtëpisë dhe e kanë vlerësuar 30 milionë lek (të vjetra) për të marrë 15 milionë lek, por jo asnjë lek nuk kam marrë më dhanë vendimin e kam në dorë e kam shkuar tek emergjencat në Tiranë i kam çuar tek ADISA, i kam shkruar Kryeministrisë dhe më thonë për 10 ditë do të kthehjë një përgjigje, por ende asgjë. Ca të tjerë i marrin lekët dhe unë akoma skam marrë asgjë. Unë sa do pres?!", tha ajo.

I kontaktuar nga Report Tv, Drejtori i Emergjencave në Bashkinë e Elbasanit Ndriçim Sinani pranon dosja për dëmshpërblimin e familjes Haskurti është zvarritur nga Agjencia Kombëtare e Emergjenca Civile.

Sipas dokumenteve rezulton se më 3 shtator 2020 Këshilli Bashkiak i Elbasanit vendos miratimin e vlerës financiare të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti në banesën e shtetasit Behxhet Haskurti banor në fshatin Bixëlle të njësivë administrative Funar si dhe dëmshpërblimin financiar e cila është 50 për qind e vlerës së dëmit. Ekspertët kanë vlerësuar se dëmi në këtë banesë është 3 milionë lek dhe do të dëmshpërblehet me 50 për qind, pra në shumën e 1.5 milionë lekëve.

Më 14 tetor 2020 me anë të një shkrese Bashkia e Elbasanit ka kërkuar nga Agjencia Kombëtare e Emergjenca Civile ndihmë financiare për familjen Haskurti.

Më 9 qershor 2021 Agjencia e drejtuar nga Haki Cako kërkon nga Bashkia dokumentacionin origjinal.

Më 24 gusht 2021 Bashkia e Elbasanit ridërgon dokumentacionin tekniko-ligjor në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Nga gushti e deri në dhjetor dosja fle në sirtarë, ndërsa familja Haskurti duhet të kalojë një tjetër dimër me frikën se shtëpia mund t'i zërë brenda.

Shkresat e bashkise Elbasan që banesa është e pabanueshme

 

Shkresat e bashkise Elbasan që banesa është e pabanueshme

Shkresat e bashkise Elbasan që banesa është e pabanueshme

Shkresat e bashkise Elbasan që banesa është e pabanueshme

Shkresat e bashkise Elbasan që banesa është e pabanueshme

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besnik Hasanaj: 02/12/2021 18:14

    Foli sot KM për Shqipërinë që duam dy fjalë shkruani dhe do gjeni zgjidhje ????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?