VLORË-Arrestohet nga policia një 52 vjeçar, banues në lagjen “10 Korriku” i dënuar në Itali me 17 vite burg, ndërsa i kishin mbetur edhe 14 vite. I arrestuari është Maks Merkaj, ndërsa është dënuar për organizatë kriminale, pengmarrje, marrëdhenie seksuale me dhunë dhe shfrytëzim prostitucioni.
‘Gjykata e Assizes Venecia, Itali, me vendimin nr. 1/2001 R.G.C.Ass, datë 10.04.2011, e ka dënuar me 17 vite burgim, mbetur për të vuajtur edhe 14 vite, për veprat penale “Organizatë kriminale'', ''Pengmarrje'', ''Marrëdhenie seksuale me dhunë'' dhe ''Shfrytezim prostitucioni”, parashikuar nga nenet 61,81,110,519,600,605 të Kodit Penal Italian’ thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.
Pas arrestimit, Interpol Tirana po vijon procedurat e mëtejshme për ekstradimin e Maks Merkajt në Itali për të vuajtur dënimin e mbetur, 14 vite burg për 4 veprat penale.