Në mënyrë të rëndomtë dhe qëllimshme po përdoret një dialektik politike si armë për të sulmuar e denigruar kundërshtarin politik! Megjithatë, kjo dialektik e ashpër që përdoret si: peng, reaksionar, ish kryetar apo të tjera të ngjashme që i adresohen Bashës, jo vetëm që nuk kanë asnjë të vërtetë, por janë armë të ftohta për ta sulmuar deri në denigrim figurën e Bashës si lider e ndoshta edhe si njeri!
Në fakt ata që e përdorin këtë dialekti nuk u intereson e vërteta, por ata mendojnë vetëm qëllimin që është: për ta rrëzuar Bashën dhe për t'i marrur partinë!
A është Basha peng? Në të gjitha fjalorët në rastet e Bashës, termi "peng" ka të bëj kur ka një marrëveshje që Basha mund ta ketë firmosur dhe nuk e rrëzon dot ose nëse Basha ka marr një përfitim padrejtësish dhe tashmë në pamundësi për ta shlyer ai është i penguar për të vepruar apo për të reaguar!
Veprimet e Bashës, pa hyrë të bëjmë analizën, tregojnë se Basha, jo vetëm nuk është peng, por ai është një lider i fortë! Dy janë provat që Basha jo vetëm nuk është peng, por që ka vënë në provë edhe të ardhmen e tij politike për interesa të përbashkëta:
1. Djegia e mandateve
2. Mos marrja pjesë në zgjedhje
Më këto dy akte, në cilësinë e Kryetarit të PD, për kauzat e demokracisë dhe në shërbim të PD, Basha ka lënë privilegje dhe pushtetin Nëse Basha nuk do të kishte marrë këto dy vendime, atëherë mund të kishte të drejtë ndonjë të aludonte se Basha është peng dhe po i sherben Ramës!
Dialektika politike ka një peshë të caktuar në momentin kur përdoret, për çfarë përdoret dhe në cilin realitet përdoret! Dialektika e ashpër politike në Itali prodhoj vitet e plumbit, terrorizmin politik dhe po ashtu edhe marrjen peng të kryeministrit Aldo Moro! Një lider apo një politikan siç dëshmon edhe politika italiane mund të merret peng edhe kur ai është pengesa për të realizuar politika dhe aksione të caktuara!
Basha, tashmë ka nisur beteja të rëndësishme, që në fakt nuk janë në shërbimin e pushtetit të tij, por në shërbim të demokracisë dhe të ardhmes të vendit!
Ai, me këto aksion sigurisht që ka shumë kundërshtarë, që në fakt nuk janë vetëm kundërshtar të tij, por të demokracisë dhe të ardhmes të vendit! A po tentohet të mbahet peng Basha nga kjo kategori? Deri më tani aksionet e tyre janë vetëm politike, por ashpërsimi i dialektikës mund të krijojnë rrethat edhe për veprime të tjera ndaj Bashës! Megjithatë, një gjë duhet të kuptojnë është se demokracia dhe ardhmja e vendit nuk janë vetëm në duart e Bashës, ai është një ndër mburojat aktuale që qëndron në llogoret e dsikursit politik për ta penguar dërgimin e vendit drejt një greminë politike, sociale dhe ekonomike!