Personat që kanë fituar statusin e pensionistit, por kanë dëshirë të vijojë punën, do të mund ta bëjnë një gjë të tillë, madje duke mos paguar as kontribute. Burime nga Ministria e Financave bënë të ditur se drafti me ndryshimet ligjore, që synojnë motivimin e kësaj shtrese të popullsisë për të vijuar punën, por pa pasur koston e kontributeve shoqërore është gati.
Drafti është dërguar për konsultim në ministrinë e Shëndetësisë, Drejtësisë, dhe drejtorisë së tatimeve, institucione që pritet të japin mendimin e tyre mbi ndryshimet e propozuara.
Burimet saktësojnë se ndryshimet lidhen me dy momente, njohjen e statusit të pensionistit dhe paralelisht njohjen e vijimit të angazhimit në punë përmes një kontrate punësimi. Në këtë moment qytetarit i lind e drejta për të vijuar angazhimin në punë, por pa paguar kontributet, ç’ ka do të thotë se pagës bruto nuk do ti zbriten më kontributet shoqërore. Për shembull, në rast se një qytetar paguhet me pagën bruto 60 000 lekë, 15 000 lekë i paguan kontribute shoqërore, 5 000 lekë tatim mbi të ardhurat, duke marrë pagë neto në bankë 40 000 lekë. Pas hyrjes në fuqi të ligjit, ai që ka mbushur moshën e pensionit dhe do që të vijojë punën, nga paga bruto do ti zbritet vetëm tatimi mbi fitimin, dhe nuk do i zbritet vlera e kontributeve.
Diskutimi mes specialistëve ka prekur dhe pjesën e vjetërsisë në punë. Skenari i parë është që kjo periudhë pune të mos njihet si vjetërsi pune, duke pasur parasysh se qytetari do të përfitojë të ardhura shtesë nga mos pagesa e kontributeve shoqërore. Skenari i dytë, është që kjo periudhë të njihet si vjetërsi pune, duke i rritur dhe nivelin e pensionit përfituesit.
Këto ndryshime ligjore vijnë si kërkesë e qytetarëve, në procesin e Këshillimit Kombëtar. 66% e votuesve, ose 332 090 persona i janë përgjigjur pozitivisht idesë që personat që kanë fituar statusin e pensionistit, por që vazhdojnë të punojnë të mos paguajnë kontributet shoqërore, 136 mijë i janë përgjigjur negativisht kësaj ideje dhe rreth 39 mijë të tjerë kanë abstenuar.
Këto ndryshime ligjore pritet të motivojnë profesionistët në fushën e mjekësisë dhe jo vetëm të mos tërhiqen nga vendi i punës. Përfitues janë edhes shoferët, të cilëve u njihet leja e drejtimit deri në moshën 70-vjeçare.
Kam dal ne pensjon me 21 prill 2023 dhe vazvdoj punen si roje ne nje firme private.Mir qe me mbajne sig shoq e shendetsore 11230 lek te reja dmth te gjitha me mbahet nga paga ime por edhe me kan ulur pagen ma kan bere 25000 lek ne muajkurse sigurimet me mbahen per 40000 mij lek ne muaj .A eshte e drejte kjo.?
PërgjigjuJam nje pensionist qe jam ne mardhenie pune dhe paguaj rregulisht kontributet e sigurimev shoqerore shendetesore, por kam dale ne pension pensionin dhe pensioni e kam 15000 leke ne muaj A ka ligj qe neve pensionisteve me kete pension te ulet te kemi rritje te pensionit nga sigurimet shoqerore qe paguajm edhe kur jemi ne pension Apo ne te kundet te mos paguajm sigurime shoqerore shendetesore Ju flaminderit!
PërgjigjuMësuse Mimoza përshëndetje! A mund të më lini nje numer kontakti sepse do doja të ishe pjese e një shkrimi që po bëj mbi këtë temë.
Mire ne fusha si mjekesia ku ka nevoje, po ne fusha te tjera c'budallallek eshte ky te mbani pensionistet. Ne kemi pasur nje profesor qe punonte akoma nja 70 vjec dhe e bente mesimin me ca flete te zverdhura qe te vinte ne gjume. Dhe pensionistet u duhen brezit te ri qe duan te ikin ngaqe s'gjejne pune.
PërgjigjuShqipëria është i vetmi vend që nuk e vlerëson "trurin". Ai profesori me fletët e verdha ka një jetë eksperiencë dhe kjo është një pasuri që ne nuk e vlerësojmë. Vende si Gjermania e Suedia (që sigurisht nuk marrin vesh nga këto punë(!)) i shfrytëzojnë madje u gjejnë mundësi angazhimi pensionistëve kur këta duan ende të punojnë si konsulentë.
/BENI/,keni plotesisht te drejte, ne U.S.A.paguhen taksa e kontribute nese punon pas daljes ne pension.Mendoj qe propozimi i dyte per t'ua njohur si vjetersi pune e t'ju rritet pensioni eshte i mire,por duhet t'ju caktojne te paguajne kontribute,ndoshta nje rruge e mesme mund te gjendet si p.sh.te paguajne gjysmen e kontributeve qe qe do te paguanin po te mos ishin ne moshe pensioni,por dicka duhet te japin.
Përgjigjune amerike kur punon mbas pensionit,,,paguan taksa rregullisht....
PërgjigjuPo por deri me sot mafiozet neokomunist me Gjinushin Beqen ne sigurimet shoqerore degjeneruan legjislacionin si e si me i nxjerre njerzit me zor nga puna. Tashme qe popullata u rudh ne 2 milione banore nga te cilet 1 milion ne administrate, kuptohet, i kane vete moshes se pensionimit, kerkojne qe te favorizojne vetveten! Tipike manover shtet kapse per rekord Guinness!