Peqin, policia zbulon arsenal armësh dhe drogë në një magazinë! Në pranga 3 persona, 1 në kërkim! Armët mund të jenë përdorur në vrasje dhe krime të tjera

9 Janar 2022, 11:53| Përditesimi: 9 Janar 2022, 15:24

  • Share

Një arsenal i vërtetë armësh është zbuluar në një magazinë në Peqin, ndërsa policia ka njoftuar se ka gjetur edhe drogë. Tre persona janë vënë në pranga dhe 1 është shpallur në kërkim.

Ali Çelmeta, 43 vjeç, banues në Peqin, është arrestuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Çelmeta ka qenë i dënuar edhe mëparë për vjedhje.

Skënder Dudija, 21 vjeç, banues në Peqin, është vënë në pranga për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. I riu ka qenë i dënuar më parë për krime kundër personit.

Mikael Durrsaku, 20 vjeç, banues në Peqin, u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Si dhe u shpall në kërkim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” shtetasi Ergi Tosko 20 vjeç, banues në Peqin.

U sekuestrua një kallashnikov, dy pistoleta, një shotgun, një thikë, një bajonetë, një granatë, një ndezës, fishekë, dy palë targa, një sasi droge dhe fara kanabisi.

Materialet i kaluan për veprimeve të mëtejshme hetimore, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • velo: 09/01/2022 15:29

    Armet mund te jene perdorur per krime te tjera thuhet....!! A mos i kane dash armet per fare kosi...!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?