Gjekmarkaj: Për ata që i lëpijnë by**ën Berishës dhe pse nuk do marr pjesë në mbledhjen e PD

30 Mars 2022, 22:18| Përditesimi: 30 Mars 2022, 22:32

  • Share

Prej 10 vitesh jam angazhuar në diskurin publik me një anësi të dukshme në favor të se djathtes shqiptare! Perplasje të forta me kryeministrin Edi Rama e të tjerë mbeshtetes të qeverisë i kanë karakterizuar keto debate.

Nuk kam asnjë komunist në fis as nga baba e as nga nëna. Nuk po flas per ata që u pushkatuan e burgosen në të dy fiset se nuk është ndonje meritë e imja.

Pra jam i djathtë per zgjedhje personale, per nuanca historike e kulturore e këtë nuk pres të ma çertifikojë askush!

Me ftesë të ish Kryetarit të PD, Lulzim Basha pranova të kandidoj për këtë parti në zgjedhjet e 25 Prillit në Qarkun e Lezhes ku sebashku me koleget e listes të drejtuar nga Prof Mark Marku me një mbeshtetje popullore historike dolem fitues në këtë zonë. I falenderoj me zemer të gjithë demokratet e Lezhes, Kurbinit e Miridites një per një e po kaq qytetaret e tjerë që na besuan. 

Qysh nga pranvera e shkuar e kam  gjetur vetën ditë pas dite të perfshirë në tragjedinë e degradimit të Partisë Demokratike. Aq sa kam ditur e aq sa kam mundur jam perpjekur të jap kontributin tim që ajo të bëhet më e mirë, më demokratike, më properendimore. Per fat të keq tani Partia Demokratike po perjton degradimin e saj komik proces në të cilin nuk dua të jem faktor.

Me 9 Shtator u mor një vendim i drejtë por në formë të gabuar per pezullimin e Sali Berishes nga grupi parlamentar i partise sonë. PD kishte lindur si proamerikane ne dhjetor 90 dhe duhej të mbetej e tillë. Qysh asaj dite gjithçka ndryshoi, filloi "lufta civile", linçimi, perçarja per interes të një individi. Personalisht nuk u heq asnjë presje qendrimeve të mia. Historia nuk bëhet me ndoshta e sikur por nese do perseritej do sillesha njesoj në sintoni me bindjet e mia, ne interes të vendit tim dhe Partisë Demokratike.

Në keto muaj plot ngjarje e gjeta veten të marr pergjeqesi dhe per tetë javë të isha nënkryetar i kesaj partie, pergjeqesi e nder i madh! Nuk isha tetë vjet si Muhoasllani i Foltores që i lepinte bythen Lulzim Bashes pa u skuqur e pa u zverdhur e që naten e 9 Shtatorit e pershendeti per vendimin e tij ndaj Berishes dhe tani më kerkon mua të mos bëj kinse si i panshem por te dal hapur në mbrojtje të Bashes nën shembullin e ketij "antibashisti" historik që mban qendrim etike e politike plot dinjitet kermilli.

Në mbledhje grupi e kryesie siç shpesh kanë dalë në media nuk ka patur kurrë një moment servilizmi ndaj Bashes, mbase mund të kem qënë me kritiku. Kuvendi i 18 Dhjetorit mbetet per mua një nga ditet më të mira të ushtrimit të demokracisë ku pata rastin të shfaq pikpamjet e mia per berishizmin, Bashen, PD-ne, aleancen me SHBA dhe politiken. Jam krenar për atë fjalim.

Me 8 Janar u gjenda në selinë e PD e cila u sulmua barbarisht nga Sali Berisha dhe një grup pranë tij. Ditë e zezë, ditë tragjike. U dorëhoqa me 7 Mars  nga funksionet politike në PD sepse kuptova që perpjekjet e mia, ligjerimi im nuk ishin në të njejtin krah me një pjesë të rendesishme të elektoratit të PD në zgjedhjet kurth të 6 Marsit ! Foltorja nuk luftoi asnjë ditë per ide, ajo beri beteje per Sali Berishen. Tani ai ka detyrim ta bëjë PD-në fituese, të heqë non graten ose të mundë Ameriken.

Unë mbajta pergjeqësinë time per ato 8 javë drejtues i lartë i kesaj force. Po ashtu i kerkova doreheqjen Lulzim Bashes si shënjë reagimi  pergjeqesie  per rezultatin dhe per ti hapur rrugë një bashkimi të mundshem e kaq të nevojshem. Në bindjen time absolute Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë problemi, personat që e degdisen PD në këtë derexhe dhe kurrë më ata nuk mund të jenë zgjidhja.

Një zgjidhje jashtë të dyve mbi voten e lirë dhe në miqesi me SHBA do ti bashkonte demokratet. Rithemelimi nuk mund të behet me personazhe që u shquan për korrupsion, banalitet, nështrim që u plaken duke qeshur kur qesh Berisha, duke sharë kur shan ai, duke levduar kur levdon ai dhe mbi të gjitha duke rëndur pas tij me llapen jashtë edhe tani mbi të 70 -at në një perqyrrje që të ben shumë të menduar per natyren  e njeriut!! Një ditë të quajnë peng e bravë pastaj thonë bëmë shaka se ashtu ishte një punë, je prapë deputet.

Pas zhukerhanes Foltorja pushtoi selinë e PD-së dhe filloi revanshin aty brënda e kudo në bazë duke zbuar e shperfilluar të gjithë ata që ndejen në PD kur të tjeret iken në sigla të tjera duke bërë thirrje që partia e tyre të mos votohej.

Sot PD po mbledh grupin e saj parlamentar, takim në të cilin nuk shkova. Unë nuk dua të jem në një mbledhje të marrë peng dhe as të shkel mbi qendrimet  e mia të deritanishme. Sot grupi parlamentar i PD po dhunohet, atij po imponohet të ndryshojë aksin e tij gjeostrategjik.

Personalisht nuk mund të ngjyhem me bojen e kesaj njolle. Nuk dua të jem pjesë e një akti që tenton ta shnderrojë partinë në pronë finale të trashegueshme. Nuk dua ti servilosem pronarit, as djalit të pronarit as dhendrit as tarafit.

Por nuk do të largohem as nga PD as nga grupi i saj parlamentar! Vertete që kam deklaruar se dal i pavarur nese Sali Berisha rimerr PD-në siç duket se po ndodh! Po aty është investimi im, i njerzve të mi, i atyre që me mbeshteten në 31 vjet!

Do të rri jo për protagonizem, jo për tu bërë palë, jo për ta demtuar PD-në por per të thënë sa herë të mundem që PD -në nuk mund ta drejtojë një "non grata" që PD nuk duhet të shnderrohet në bastion antiamerikan , që berishizmi është problemi dhe jo zgjidhja që partitë pronë po e vdesin demokracinë në këtë vend dhe po e shkretojnë atë. Ju kerkoj ndjese të gjithve që  nuk po tregohem koherent kesaj here.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mentor: 31/03/2022 02:10

    Fjalori i perdorur nga zoteria eshte shume i papershtatshem. Tregues i nje karakteri te dobet. Kushdo "b...lepires" perfshire zoterin, pamvaresisht nese eshte "made in germany or us" lepirja lepirje mbetet, perfshire dhe alla sali. po te pakten mos beni te virgjerin kur keni gjithe jeten prostitucion.

    Përgjigju
  • mes artit dhe kinematografise: 31/03/2022 01:41

    Ky qenka poet. Skam qare as me manastirlliun as me ate shkodranen e bujqesise as me ate qe finacave qe ka mbaruar ne rome sapienza. Qava me te. o zot mbro poetet. jam ndjere mire. Ska lidhje me politiken ky. ky eshte per nobel apo nqs do aktor oscar. i duhen dhen lek te shkretit. ky vlen

    Përgjigju
  • Gradishta: 30/03/2022 22:42

    Z.Gjekmarkaj je shumë me vonesë,metastazat e kancerit të komunistit 24 karatësh të tipit Sali Berisha kanë depërtuar thellë në trupin e pd-së dhe për injeksion kanë jo vetëm vdekjen e pd-së por dhe të demokracisë prandaj nëse ju dhimbset demokracia dhe pd-ja ringrini atë nga fillimi dhe braktisni plakun komunist të vdesë bashkë me atë të keqe të pa rikuperushme që ai vetë gatoi me idetë e tij prej komunisti vetëm e vetëm për të minuar demokracinë në Shqipëri e më gjerë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?