Përgjatë ditëve të karantinës, si shkak i coronavirusit, kam dëgjuar ish-mandatdjegësit e Partisë Demokratike, të merresh jo vetëm me “shitje leksionesh” mbi krizat, epidemitë, ndihmat, financat dhe biznesin, por edhe “se si do të vijë ndryshimi pas krizës virusale”.
E ka shprehur këtë “shpresë” Grida, Ervini, Enkeledi, madje edhe Lulzimi dhe Doktori. E ndërsa qeveria po merret me punët dhe problemet e ditës, rritjen e besimit dhe pajisjen e spitaleve me pajisjet modern të kësaj situate, e ndërsa kryeministri Rama është duke ndjekur në çdo minutë ecurinë e karantinimit të popullatës dhe sukseseve të ekipeve mjeksore, gridaervinët dhe enkeledëtlulzimët, luten me sytë nga Kryeministria, duke pritur “ndryshimin”.
Madje Grida si përfaqësuesja më dinjitoze e grave të ish-opozitës, ka shprehur besimin se “pasi qeveria të fitojë edhe këtë betejë, pushteti na takon ne”. Hajde thuaj pastaj se opozitaristët nuk punojnë dhe nuk mendojnë. Ata e kanë rradaken ke pushteti o popull, u ka mbetur sahati tek viti 2005, dhe nuk shkulen prej andej.
Nuk e dinë akoma se, ky vend prej 2013, qeveriset nga Edi Rama dhe Partia Socialiste, nuk e dinë akoma se ky vend dhe ky popull, në rast se nuk do të kishte këtë qeverisje dhe këtë kryeministër, edhe sot e kësaj dite Shqipëria do të ishte krejt informale. Por gridaervinët, dhe enkeledëlulzimët, nuk dëgjojnë nga ai vesh.
Të ikësh nga pushteti sepse qeverise për faqen e zezë, të ikësh nga pushteti me mbi 1 milion vota, madje edhe nga militantët e tu, sepse qeverise duke zhvatur me katër duar paratë e shqiptarëve, dhe pastaj të mbash shpresën se “pasi Rama ta fitojë edhe betejën me coronavirusin, pushtetin na takon ne”, do të thotë se je më shumë se qesharak dhe mediokërr.
Ata që mbajnë shpresën e madhe sa deti se, Edi Rama do të largohet nga pushteti kur të dojë gradaervini apo enkeledilulzimi, janë më e pakta trashanikë, por milionerë ama.
Një grup mandatdjegurish, që sillen vërdallë vilave të tyre luksoze, japin intervista dhe lexojnë deklarata shtypi, dhe që kërkojnë “ndryshimin e madh pas fitores mbi krizën”, padyshim ja vlen ti përçmosh mbi gjithçka kanë dhe janë. Shqipëria dhe shqiptarët ishin vërtetë me fat, që në periudhën e dy krizave më të rrezikshme për fatet e tyre, kishin në qeverisje një kryeministër si Edi Rama.
Njeriun më të besueshëm në opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar, që sprovën e madhe e kaloi pas përballimit me sukses të tërmetit të tmerrshëm të 26 Nëntorit 2019, si dhe frenimit të një krize po aq të rrezikshme njerëzore dhe ekonomike, siç është coronavirusi.
Grida, edhe sikur “ndryshimi” që ti kërkon të vijë qysh nesër, të jesh e bindur se Lulzimi , nuk do të japë ty asnjë post, veç largimit poshtërues edhe nga partia e tij.
KA te drejte mister betoni ,,,te gjithe e dine ne tirane qe edi rama u pasurua duke bere pallate kudo ne tirane me tan leprin qe I jepte 20 %,,o betonarme,,,me cfare lekesh e beri shtepine ne surrel me 3000 euro qe thonte qe kishte ne banke,,,shko tek astiri ,,apo tek komuna parisit por edhe ne brendesi te tiranes,,don-bosko,, shembi kinema republika,,kinema 17 nentori,,,,kinema ali demi,,,fusha futbolli,,fusha aviacionit ku mund te beheshin 10 fusha futbolli dhe 10 fusha volejbolli e basketbolli,,,,turp I madh nje katrahure urbanistike ,,,KJO ESHTE VEPRA E EDI RAMES SHKATARRIMI I TIRANES,,,,,kush I ka syte ne vend nuk ka veshtirsi ti shikoje,,,,ja pse Tirana,durresi,,vlora,saranda ,,jane sot e kesaj dite pa plan urbanistik,,,sepse duan ta bejne corap c'do gje me ndertesa--pallate 3 m larg njera-tjetres kur duhet te jete 30 m larg njera-tjetres po te kishim plan urbanistic,,,, pa parking,,pa drite,,ndoshta dhe pa uje,,,shtrema-shtrema,,,,me katunaret e edit dhe maloket e salise nuk behet shtet dhe 200 vjet…..
PërgjigjuO ARTUR mos u fryj kot dhe me edi ramen,,ne nje sahan hane te gjithe keta,,,,e kane vjedhur dhe do e vjedhin shqiperine sa here tu jepet mundesia,,,tani mundesine e ka edi rama,,e ke rastin te fresket fare ose taze me ministren e mbrojtjes xhacka me tenderin per ushqime,,,po tiran o artur kush e shkatarroi ,,,a nuk ishte edi rama qe e betonoi tiranen me pallate ,merrte 20& edi rama,,po fushat sportive ne tirane me qymyr kush I prishi per pallate,,,po lulishtet,,,,po teatrin kush do ta prishe per te bere pallate,,,,ai ishte edi rama,,,sot nuk dine se ku te rrine pensionistet nuk ka nje stol apo park,,,edhe parkun rinia do ta prishe ky I luajtur mendsh...keta duhen larguar te gjithe,,,,te vije nje force e re politike e perbere nga intelektuale te shkolluar jashte ne amerike,,angli,,etj..
PërgjigjuShum i that ky mendimi te gjith kan vjedhur mos justifiko idhujt e tu hajdut vrases etj etj ...qe jan me fakte ...... Po per edi ramen e qverin e tij ku i ke faktet z beton apo futja kot