Ilir Meta

Për cilin e kishte Meta kur tha 'të pastrohet politika'?

2 Shtator 2020, 16:39| Përditesimi: 2 Shtator 2020, 16:41

  • Share

Të vetmen fjali që ndoshta ka zënë “zënë vend” përmes komunikimeve jashtë Presidencës e Ilir Metës, ka qenë ai nga Vlora heroike, kur u shpreh se “përmes zgjedhjeve të lira duhet të pastrohet politika”. Shumë e goditur kjo , shumë domethënëse. Më në fund, kryetari në detyrë i shtetit, ka folur diçka që vërtetë duhet shënuar. Por, për cilin e ka patur vallë zoti Meta kur u shpreh “zgjedhjet e lira dhe të ndershme të pastrojnë politikën” ? Për Sali Berishën, për Lulzim Bashën, për vehten, për Monika Kryemadhin, për Fatmir Mediun, Nard Ndokën, apo për celulën e pensionistëve të SHQUP-it?

Natyrisht që deklarata e Ilir Metës, nga dje, ka futur në mendime dhe në “bela” shumë emra të spikatur të ish-opozitës së vjetër, e cila pas zgjedhjeve të 2021, do të jetë tkurrur dhe vendin e saj do ta zërë opozita e re. Edhe kësaj të fundit, do ti duhen nja 3 mandate rresht të presë, dhe të mësojë “si bëhet fushata, dhe si bëhet puna e deputetit” pasi deri sot kanë qenë “rrepeshqe”.

Por duke u kthyer tek deklarata e zotit Meta nga Vlora, mendoj se ka ardhur koha të shikohet pas saj, reagimi i gardës së vjetër nga “miqtë” e tij në Partinë Demokratike. Dhe në fakt, deklarata e Metës ishte paksa e zgjatur, pasi ai kërkonte “ti jepej fund politikës së lidhur me elementë kriminalë, që kanë mbajtur peng funksionimin e shtetit ligjor”. Meqenëse duhet bërë kjo, mendoj se i pari që ka mbajtur peng funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri për 30 vjet, dihet se kush është, dihet se kush ka qenë dhe mbetet edhe “miku” i tij, dihen se kush janë edhe bashkpunëtorët e tij, që edhe sot e kësaj dite nuk kanë shkëputur tentakulat e tyre, në institucionet e drejtësisë, në organet e tjera vendimarrëse, etj.

Po, është e vërtetë zoti Meta, me zgjedhjet e reja të lira dhe të ndershme, do të pastrohet njëherë e mirë politika nga elementë me kollare, të lidhur me influenca kriminale, që kanë jo pak, por 30 vjet që bëjnë ligjin, trazojnë ujërat , rrisin tensionet mes shqiptarëve, që pengojnë të ardhmen e vendit, që bëjnë thirrje për “përmbysje të qeverisë me dhunë”, etj. Po, është e vërtetë zoti Meta, ka ardhur koha që zgjedhjet e lira të flakin tutje nga politika (por jo pa i ndëshkuar ata ligjërisht) emrat e njohur të saj nga shqiptarët, të cilët akoma dhe sot po mbajnë peng progresin, integrimin, që bllokojnë zgjidhjen e krizave, dhe krijojnë artificialisht tensione sociale.

Po, ka ardhur vërtetë koha zoti Meta, që përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të pastrohet politika e vjetër, për të flakur tutje, bosët e dollarit dhe të euros, për të flakur tutje , pasanikët më të mëdhenj të Ballkanit, që pa shënuar asnjë ditë pune në bordero, sot janë milionerë, falë hyrjes së rastësishme në politikë. Po ,është e vërtetë zoti Meta, vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme, do të pastrojnë në mënyrë përfundimtare kësaj here politikën, nga lidhjet e saj të vjetra me oligarkët dhe bizneset kriminale, por jo duke i lënë ata, të padënuar si deri sot, nga drejtësia e re. Dhe diçka tjetër zoti Meta, ndoshta do të ishte mirë të përmëndeshin emra konkretë në “qëndrimin” tuaj ndaj kësaj nisme,pasi në të kundërtën Doktori do të besonte vërtetë, se ju “jeni politika e re” e këtij vendi.

Komento

Komente

  • Presileshi: 04/09/2020 13:16

    Ky palo presidenti i l*shit qe kemi eshte turpi i politikes,eshte turpi dhe llumi i ketij vendi.

    Përgjigju
  • Kishte fjalen: 03/09/2020 17:47

    Per halet e Gjirit te Lalzit

    Përgjigju
  • O tej: 02/09/2020 23:12

    Ilir Meta hajdut kakerdhoku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?