Për dy jeniçerët e rinj, Kur(d)i dhe Osmani

17 Dhjetor 2020, 20:15| Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 20:26

  • Share

Ka gjithnjë politikanë  në Kosovë që duan të bëhen të famshëm duke sulmuar politikën e Tiranës. Eshtë një lloj kompleksi i viktimizimit të tyre, duke dashur të shpjegojnë dështimet e tyre me politikën e Shqipërisë dhe jo me problemet e Kosovës.

Vjosa Osmane është e re në këtë punë dhe duket edhe e paditur. Albini është më i kualifikuar dhe e ka traditë këtë sjellje.

Nuk mendoj se kjo i bën ndonjë dëm politikës në Tiranë, por i bën dëm politikës së Kosovës në Shqipëri se ngjall pa ndonjë nevojë një llojë bezdie për Kosovën.

Por duke e lënë mënjanë këtë kompleks të tyre, është mirë të përdorim llogjikën pak minuta për ato, që gjoja kërkojnë nga Shqipëria, dhe për ato që sulmojnë, të cilat bien ndesh me njëra tjetrën.

Vjosa Osmani mendon se është politikania e parë e Kosovës apo e Shqipërisë që e thotë si zbulim që Shqipëria të ndihmoj Kosovën për të fituar votat në OKB, në UNESCO, në INTERPOL, a ku di unë tjetër ndoshta në Federatën e Peshngritjes apo  Federatën e Bletërritësve botërorë.

E kërkon këtë me një patos dhe vendosmërinë e një njeriu të sigurt në budallallëkun që thotë, që ti pasi e dëgjon, mendon se, ose është e paditur dhe ska dëgjuar cka ndodhur këto 30 vjet, ose është një kukull e instruktuar, meqë i ka dhe kacurelat gati.

Shqipëria së paku prej vitit 1991, nuk ka lënë asgjë pa bërë për të mirën e Kosovës sa i përket politikës së jashtme. Ajo ka qenë në dispozicion të saj, dhe nuk ka pritur Vjosa Osmanin në fund të  2020 që të loboj për “ulëse” në UNESCO, Interpol, a po ku di unë tjetër, ku Kosova nuk antarësohet dot.

Kjo është sjellje fyese ndaj Shqipërisë dhe një mosmirënjohje e madhe, që po ta thoshte dikush tjetër që merret seriozisht në Kosovë, mund të përbënte një debat joproduktiv mes dy vendeve.

Por kjo është një dhi e ndarë nga tufa dhe kësisoj nuk është se prish ndonjë punë, por dëshmon një profil qesharak të vetndjerjes, si politikane “kombëtare”.

Shqipëria ka gjithandej një votë për cdo vendim të saj në botë dhe maksimumi mund ti bëj 3 apo 4 vota. Ata që kanë vota dhe vendosin për Kosovën janë SHBA dhe Bashkimi Evropian, dhe nderi i vetëm që Kosova duhet ti kërkoj Shqipërisë, është të mos prishet me SHBA dhe Bashkimin Evropian. Shqipëria  e ndihmon Kosovën kur është mirë me Perëndimin dhe e varros atë kur ka liderë antiperëndimorë.

Tani zonja Osmani, nëse do vërtet që Shqipëria të ndihmoj Kosovën në politikën e jashtme, duhet ta ndihmojë njëherë Shqipërinë të jetë luajale me SHBA dhe BE dhe idetë e tyre për Kosovën. Minishengeni për shembull është një politikë amerikane, një direktivë amerikane dhe një politikë e mbështetur fort nga Bashkimi Evropian. Kryeministri i Kosovës e firmosi angazhimin për Minishengenin në Shtëpinë e Bardhë në zyrën e Presidentit Trump. 

Tani zonja Osmani këtë e quan tradhëti të Edi Ramës  në krah të Ilir Metës, një figure e spikatur antiperëndimore e pastaj i kërkon Edi Ramës të shpall luftë SHBA dhe BE duke e quajtur ndihmë për Kosovën .

Me pak fjalë zonja Osmani për Edi Ramën ka përfytyrimin që ka idhulli i saj Albin Kurti për Enver Hoxhën, që ai ka qenë i fort, e ka ndihmuar Kosovën duke ja “përplasur në fytyrë ” SHBA dhe Bashkimit Sovjetikë. (Shoku Enver ja përplsste në fytyrë  NATO dhe Trakktatit të Varshavës njëkohësisht.)

Kosovën nuk e ka cliruar Shqipëria biles as shqiptarët. Shqipëria ka ndihmuar aq sa ka mundur shqiptarët e Kosovës gjatë luftës duke i mbajtur këtu. Kosovën e ka cliruar Perëndimi, SHBA dhe Bashkimi Evropian me ndërhyrjen ajërore të NATO. Ata e kanë njohur pavarësinë ata dhe po e bëjnë shtet.

Sa për Shqipërinë, ne e kemi njohur Kosovën qysh në vitin 1991, me një rezolutë të inicuar prej Abdi Baletës dhe Haxhi Lleshit më 1991, por maksimumi u kemi vënë në dispozicion vilën e Enver Hoxhës udhëheqësve të Kosovës. Sdi a fjeti dhe Vjosa aty.  Kaq na shkon fjala.

Kosova nuk mund të ndihmohet në arenën ndërkombëtare nga një Shqipëri antiperëndimore dhe as nga figurat më antiperëndimore të Shqipërisë.

Mencuria e Ibrahim Rugovës më 1996, ishte që u distancua nga Sali Berisha pasi ky i fundit hyri në luftë me SHBA dhe ai ruajti mbështetjen amerikane për Kosovën duke mos e bërë pis me Shqipërinë.

Sot Vjosa Osmani dhe Albin Kurti duan të bëhen aleatë me Ilir Metën dhe Sali Berishën, që janë dele e zezë e perëndimit në Shqipëri dhe pastaj duan që po kjo Shqipëri antiperëndimore, të ndihmoj Kosovën. Zoti i ndihmoftë ata dhe Kosovën, me këtë mendje që kanë.

E njëjta gjë është dhe me retorikën boshe që parlamenti i Shqipërisë të dënoj krimet dhe genocidin serb në Kosovë. Kjo domethënë që parlamenti jonë prej vitit 1991, nuk e paska dënuar genocidin serb dhe tani duhet ta kujtojë për këtë Albin Kurti me Vjosa Osmanin. Nga këto 30 vjet, në Shqipëri, 15 vjet ka qeverisur Sali Berisha, dhe 8 vjet Ilir Meta, kurse 7 vitet e fundit Edi Rama. Lereni Edin se spo e llogarisim meqë e ka caktuar Albin Kurti armik, por keni pak mëshirë për “patriotin” Sali Berisha dhe Ilir Meta se kanë qeverisur 23 vjet dhe nuk paskan dënuar krimet serbe në Kosovë.

Kjo është një përrallë e lig, që kërkon të fyej Shqipërinë dhe ta konsideroj atë një vend indiferent ndaj Kosovës, që duhet të zgjohet nga gjumi nga dy delirantë nga Kosova që kanë nisur fushatën elektorale në Tiranë para se ta nisin në Prishtinë. Ky është një turp për të cilën ata duhet tu kërkojnë ndjesë institucioneve të shtetit shqiptarë.

Prej Sali Berishës në pushtet më 1992 e deri më sot, cdo hap i diplomacisë shqiptare ka qenë për Kosovën, pasi ajo është e vetmja fushë e politikës jashtme të Shqipërisë. Për aq reputacion sa ka Shqipëria dhe për aq mundësi që ka, ajo nuk ka lënë gjë pa bërë për të mirën e Kosovës dhe këtë e ka pranuar klasa politike në Kosovë në cdo kohë. Ndërkohë që flasim parlamenti ka nisur një hetim rreth burimeve spekulative  që kanë furnizuar dosjen e UCK. Interesante është se të njëjtët persona, janë kundër kësaj që bën parlamenti, e cila është një tepërim deri në vijë të kuqe i Shqipërisë me partnerët perëndimorë, për hirë të Kosovës, dhe duan ti imponojnë dokumente që fyejnë vetdijen shqiptare të Kuvendit të Shqipërisë për Kosovën, duke e konsideruar atë si një institucion që nuk ka bërë kurrë asgjë për Kosovën.

Kurdi dhe Osmani ngjajnë vërtet si dy jenicierë të rinj, por kjo nuk do të thotë që me shpatën e tyre, që duan tia ngulin Shqipërisë, do të bëhen të famshëm në Kosovë. “Edhe mund ta bëhen” sic thotë Kurti, por pastaj lind pyetja ku do ti gjejnë gjithë këta mbështetës anti-Shqipëri në Kosovë,  që të ndjhen fitimtarë.

Komento

Komente

  • esela: 22/12/2020 12:06

    o greko serbe....po ku jane shqiptaret qe nuk shkruajne....vetem greko serbet komentojne....

    Përgjigju
  • S.R.BERISHA: 19/12/2020 00:50

    MOS U MERR FARE O MERO ME QENEFET E KOSOVES,,MOS HARXHO BOJEN,,ME KETA HARAM-SEZER ,,ATA KANE MENDUAR PER VETE ,,E JO PER SHQIPERINE PERHERE ,,,SHQIPERIA NUK I KA ASNJE BORXH KETYRE PLEHRAVE,,KETA VEC PROBLEME DHE SHERRE NA KANE PRURE NE SHQIPERI QYSH NE KOHEN E HASAN PRISHTINES DHE BAJRAM CURRIT 1921-1923 DERISA ZOGU I VRAU SI QENER SE DONIN TE BENIN RREMUJA NE SHQIPERI,,KY HASAN PRISHTINA NE SELANIK THERRET NJE SHQIPTAR NGA MARSEJA DHE I KERKON TE VRASE AHMET ZOGUN,,,DHE PER KETE DO PAGUHEJ NGA PRISHTINA,,,KY SAPO E DEGJOI NXJERR REVOLEN DHE E VRET NE VEND,,PRANDAJ DHE ENVER HOXHA E KA VARROSUR TE GJALLE XHAJEN E VJOSA OSMANIT,,,ENVERI NUK TE VRISTE KOT,, DHE KOSOT QE ARRATISESHIN NGA JUGOSLLAVIA I DOREZONTE MBRAPSH ....ENVER HOXHA OR TUNGJATJETA....

    Përgjigju
  • Liku: 18/12/2020 14:59

    Te lumte Mero shkrim I persosur

    Përgjigju
  • visi: 18/12/2020 13:07

    sa shume jane shtuar antishqiptaret...edhe egersuar...kohet e fundit

    Përgjigju
  • Dangellia: 18/12/2020 07:31

    O mero si gjithmon i madh pene e rangut te larte cilesor bravo

    Përgjigju
  • Tami: 17/12/2020 23:27

    Me sakte dhe hapur nuk mund te shkruhet. Supershkrim, faleminderit

    Përgjigju
  • O mer: 17/12/2020 22:53

    Per here kam mendu qe je i shit diku ti mero. Po tani mendoj se je dhe rq.

    Përgjigju
  • Merodjali: 17/12/2020 22:35

    Po ku e njeh vjosen ti mor Mero. Vjosa kanperfaqsu Kosoven nenHage. Eshte sheme me lart sec e etketon ti. Por hajd se edhe ne mes te dimrit duhet ti besh fresk pushtetit. Katnar dhe gomar

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 17/12/2020 21:40

    Mbas b*thlepiresit braçeRilindja iu dha sinjali meroGëlbazës te lehe henen qe ndriçon ne erresiren e nates....Duket se shefiRilindjes ndjehet keq nga "vizita e dyte e ALBINIT TË KOSOVES" ne Tiranë...Gjithsesi ALBINI@VJOSA nuk kane qene kurre partnere ne marrveshje ANTISHQIPTARE e antipopullore me Saliberishen e Ilirmeten si shefiRilindjes me 2008 e shume e shume here te tjera me vone e deri AKTUALISHT....Sulmi ndaj ALBINIT@VJOSES DHE VETVENDOSJES ESHTE I KUPTUUESHEM,ATA DUHET BALTOSUR NGA SHEFIRILINDJES ME BAJGBALTËN META@BERISHA DHE KJO ESHTE MBROJTJA MË E MADHE QE SHEFIRILINDJES I BEN KORRUPSIONIT GALOPANT 30 VJEÇAR SHQIPTARE BERISHA@META@RAMA!

    Përgjigju
  • peoples: 17/12/2020 21:40

    Jashte kosovaret nga Shqiperia.Jashte spiuni i Serbise Albin Kurti.

    Përgjigju
  • Wayne: 17/12/2020 21:25

    Shpesh, bile tepër shpesh po nevoitët ndërhyrja kohëve të fundit. Kritika ndaj qeverisë aktuale interpretohët automatikisht si bashkrënditje me opozitën, që në fakt është mëndim dhe përfundim tejet i gabuar. Deri sa vrasësist , masakruesit dhe shovinistat e Bethogradit nuk lën fije e vënd per t‘a sabotuar qështjen Shqipëtare në Ballkan, politika kombëtare e jona në asnjë mënyr nuk duhë t‘i mundësoj atyre profilizimin e idejeve tyre të ërrta. Mini Shengeni ju mundëson atyre margjinalizimin e gjenocidid ndaj Shqiptarëve. Bethogradasit sillën si viktima pa pikën e marrës, duke ditur fort mir se trashulja Dacic dhe horongopi Vucic kan qën bashkpunuës të idhullit tyre, shumtaqit Milloshevic. Tani Ju zoti Baze kritikoni Vjosën dhe Albinin (pasi mbiemri Ju paska lërë më shum përshtypje). Në rrëgull, por kritika të kët pak më shum shije, niveli i kritikës është tejet bulaverdesk, kështu që e humbasni mundësinë e një vështrimi kritik, që absolutisht mund të jët i arsyëshem kur thelbin e cek, por ama jo n‘kët nivel dhe më së paku duke u bërë avokat i Qeverisë, se mos harroni Zoti Baze Shqipërin n‘a kan trashëguar të mëdhejnt tanë të madhe, provencializmi Juaj si opinionist është tëjet i gabuar.

    Përgjigju
    • Aik: 18/12/2020 14:41

      Mero Baze eshte gazetar i tipit mercenar. Tyten gazetareske e drejton andej nga ja kerkojne punedhenesit. Eshte pjese e llumit shqiptar dhe me shume inat me vjen se hiqet edhe si ndonje idealist. I kam bere bojkot me kohe, sepse te gazeta tema merrej dhe me lajme konspirative sh shpesh. Te lexosh meron eshte humbje kohe. Kete shkrim pacavure e lexova me shpresen se mund te merrja vesh pse eshte kaq e padashur vv te politikanet shqiptare. Ndoshta eshte frika e tyre me e madhe, se eshte parti e zgjedhur me vota te verteta popullore, te pakten me sa di une.

  • Ardian: 17/12/2020 20:59

    Bravo mero

    Përgjigju
  • Bardh yll: 17/12/2020 20:56

    Saktë,etimologjia e mbiemrit flet qartë!

    Përgjigju
  • vaso: 17/12/2020 20:47

    Vjosa Osmani eshte TURP I POLITIMES KOSOVARE, te votosh per debutete dhe te besh presidente nje pjelle te nje familje te UDBse.. Turp qe ne Kosove ka shume te tille.... Ka punuar gjat UDB ne Kosove....

    Përgjigju
    • Drejtesi: 17/12/2020 21:38

      Komenti juaj eshte shume i sakte. Kush eshte aresyeja qe zonja Présidente ne detyre ka takim me Berishen? Ndoshta te fshihet si Basha, Argita... mbas lekures gjarperore te Saliut.

  • Taso: 17/12/2020 20:30

    Jemicere ishin pjese e ushtrise otomane. Nese do cilesohen "te rinj" i bie te jene nen ndikimin apo mbeshtetjen e neootomanistit Erdogan. Dhe pyetja shteohet, kush jane te tille???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?