Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe Kreu i opozitës, Lulzim Basha

Për Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe antishqiptarin gjerman

22 Prill 2018, 11:48| Përditesimi: 22 Prill 2018, 11:58

  • Share

Deri më sot ishim mësuar që Edi Rama quante kazan çdo portal që sulmonte atë ose politikat e tij. Mbrëmë Kryeministri futi në të njëjtin kazan mediatik edhe ato portale që ditët e fundit kishin botuar disa informacione mbi deputetin gjerman anti-shqiptar Krichbaum.

E vërteta është se asnjë prej artikujve dhe argumentave kundër deputetit gjerman nuk është shpikur. Çdo shkrim ka citime të medias së huaj, gjermane më së shumti. Qofshin akuzat për qëndrimet e gjermanit anti-shqiptar pro Kremilinit, qofshin qëndrimet e tij pro Serbisë, janë të faktuara përmes fjalive të thëna nga goja e zotit Krichbaum, jo të shpikura nga portalet që Edi Rama i quan aq lehtësisht kazan.

Redaksia e Lexo.al e kupton qoftë nevojën e liderit të opozitës për të sulmuar hapur çdo media që thotë të vërtetat e thjeshta për aleatët e tij anti-shqiptar në gjermani, qoftë nevojën e Kryeministrit për të mbrojtur, në prag të vizitës së tij në Berlin, deputetin famëkeq që për llogari të rusëve, serbëve dhe Lulzim Bashës përpiqet të pengojë integrimin e Shqipërisë në BE.

Por në fund të fundit, të vertetat janë të vërteta. Dhe Shqipëria është mbi Edi Ramën apo Lulzim Bashën, e më keq akoma, Krichbaum./Lexo.al/

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lalka i Radanecit: 23/04/2018 16:27

    Po ky Lulka na doli toprrumbm*t qe na nxin ne Evrope

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 22/04/2018 16:13

    Bravo medja SHQIPRIA është mbi të gjitha po plera si luli e fundrina Gjermane krichbaum Shqipris si intereson Shqipria do heci se ka popull inteligjent . Posht kriminelët e pd RROFT SHQIPRIA . BRAVO MEDJA .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?