Kandidati i PD, Xhelal Mziu dhe kreu i PD, Lulzim Basha

Opinion

Për Gazbardhët e Xhelalzinjtë

24 Prill 2021, 09:41| Përditesimi: 24 Prill 2021, 09:43

  • Share

Deklaratat kriminale të Xhelal Mziut, ish-kryebashkiak i Kamzës, sot kandidat për deputet në qarkun Dibër dhe drejtues politik po aty, për të vrarë këdo që Strukturat e Mbrojtjes së Votës identifikojnë si person të dyshimtë që lëviz nëpër lagje, janë në vijim të një strategjie të ngritur nga selia qendrore e Partisë Demokratike në SHQUP.

Tashmë nuk kemi të bëjmë më me gjuhë politike, por me gjuhë kriminale që kërkon të fusë një ndarje jug-veri me rekrutimin e elementëve nga një anë e Shqipërisë duke i eksportuar si vrasës në pjesën tjetër.

Teksa dëgjon Xhelalin duke iu drejtues mbështetësve të tij, më shume se ajo çfarë ai nxjerr nga goja është trishtues reagimi i turmës që brohoret, sado e vogël qoftë ajo. Një njeri që i thotë vetes politikan ka përgjegjësi shumë të madhe kur flet përpara popullit. Fjalët që ai nxjerr nga goja ose edukojnë ose e çedukojnë atë.

Me këtë mentalitet që Xhelali dhe “xhelalët” e SHQUP-it po përpiqen të fusin në popull, çdokush që bën pjesë në strukturën kriminale që ka ngritur PD-ja, ka të drejtë që të më ndalojë edhe mua si një të dyshuar.

A do pranoja unë që pjesëtarët e kësaj strukture të më nxirrnin nga makina, të më vinin tytën e pistoletës në kokë, të më ulnin në gjunjë, të më çonin duar prapa shpinës, të më kontrollonin në çdo pjesë të trupit dhe më pas të më bastisnin makinë?

Jo, absolutisht jo! Ky do të ishte fundi im, i dinjitetit tim. Do reagoja me çdo formë të mundshme, edhe sikur të isha në pafuqi fizike për shkak të pabarazisë me palën tjetër. Mos vallë kjo do t’i jepte shkak strukturës së PD-së që ta zbrazte karikatorin mbi mua?!

Në këtë rast, cila palë konsiderohet në kushtet e vetëmbrojtjes, ata që më heqin mua lirinë, apo unë që dua të fitojë lirinë prej një strukture kriminale?

Cilët janë ata që dyshojnë se unë kam para me vete? Po, unë kam para, sepse kam tërhequr rrogën mujore nga banokomati dhe po e çoj në shtëpi. Duhet t’u jap llogari për rrogën time, vetëm sepse një strukturë kriminale, me trurin sa një kokërr gruri, aludon se unë ato lekë i kam për të blerë vota?!

Si mund të jem unë konformist në një situatë të tillë, dhe kur them unë, kam parasysh çdokënd tjetër në Shqipëri që do ndodhej në një rrethanë të tillë.

Pas deklaratave të Xhelalit të Zi, vrasja e doktor Xhuvanit në Elbasan tashmë dihet se cilët ka autor. Ata vijnë nga SHQUP-i i Lulzim Bashës, pa miratimin dhe mbrojtjen politike të të cilit askush nga ish-policët, pjesë e kësaj strukture, nuk do mund të ishin pjesë e saj.

Duhet të kesh një siguri të fortë politike e juridike dhe një premtim se pas zgjedhjeve ju, anëtarët e strukturës kriminale, do të jeni drejtorë policie në qarqet e Shqipërisë, ajo që i bën këta anëtarë kaq të zellshëm në marrje jete vetëm nga një dyshim i pa vërtetuar.

Shikoni rastin e vrasjes në Elbasan, se çfarë bëri anëtari kriminal i kësaj strukture. Pasi vrau doktor Xhuvanin, vrasësi nuk bëri gjestin më normal ku të mos largohej nga skena e krimit e t’i dorëzohej strukturave të Policisë së Shtetit, por pasi rrëmbeu një makinë bëri kilometra rrugë nga Elbasani në Tiranë për t’u dorëzuar në ish-repartin e tij.

Çfarë bëri ky ish-polic gjatë këtij itinerari? Cili jep garanci që ai gjatë kësaj kohë nuk u përpoq që të fshijë gjurmët e krimit. Ne kemi rastin e ish-komandantit të Gardës, i cili më 21 janar 2011, pikërisht sepse Policia e Shtetit nuk zbatoi urdhrin e prokurorisë për ta arrestuar atë, ai pati kohë që t’i ndërronte tytën armës së vetë.

Tashmë është e qartë se Partia Demokratike, e dëshpëruar nga humbja që e pret, po kalon në një fazë tjetër, shumë të rrezikshme, duke ngritur një shtet paralel me objektivin e qartë për të vrarë dhe frikësuar këdo që ajo dyshon se nuk është votues i saj.

Këtë filozofi ajo tashmë nuk po e përpunon më as në fshehtësi, sepse i ka plasur fare cipa dhe e thotë me mburrje në çdo tubim elektoral apo konferencë shtypi. Le të shërbejë kjo gjë si një kambanë alarmi për të gjithë shqiptarët që më 25 prill do t’i drejtohen kutive të votimit. Nuk duhet t’ua japim shansin për t’i rikthyen në pushtet këta që mburren me vrasje të pafajshmish, që nuk kanë brejtje ndërgjegje, që vijojnë ta thonë fare hapur që do i vijojmë ekzekutimet pa gjyq në çdo rrugë e rrugicë.

Të nderuar votues shqiptarë! Me votën tuaj mos ua jepni mundësinë që nesër t’i kemi qeveritarë Gazbardhët e Xhelalzinjtë, e as drejtorë policie Paplekët që “vetëmbrohen” nga viktima e tyre. Demokracinë dhe Fashizmi e keni një ditë larg.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artan: 25/04/2021 06:20

    PD-ja nuk ka asgje te bardhe, as Gazin. Jane te gjithe te zinj si Xhelali dhe djalli.

    Përgjigju
  • Askuahi: 24/04/2021 22:03

    Mos harroni o shqiptare nga jugu ne veri ti japim grushtin e fundit ketyre terroristave.

    Përgjigju
  • Ben: 24/04/2021 18:04

    Per Gelbazazhinjte e PD

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?