Sport

Për herë të parë në Shqipëri kampionati ballkanik i veteranëve, në Korcë mbi 700 sportistë

18 Shtator 2021, 16:51| Përditesimi: 18 Shtator 2021, 18:17

  • Share

720 atletë nga vende të ndryshme të botës janë përqëndruar së fundmi në Korçë ku për herë të parë në Shqipëri po mbahet kammpionati Ballkanik i Atletëve Master. Ky aktivitet do të zgjasë për 3 ditë, ndërsa atletët pjesmarrës e velrësojnë shumë garën.

Garuesi 1: “Ndjehem shumë mirë këtu. Jam nga Kosova. Do të marr pjesë në garimin 400 metra me pnegesa për moshën 55-59 vjeç. Ky është edhe një shans për të marrë pjesë në garën Ballkanike pasi nuk kam mundur ta bëjë diçka të tillë gjatë kohës që ishim në jugosllavi."

Garuesi 2: “Vij nga Sllovgenia dhe vij për herë të parë në Shqipëri. Garoj në kategorinë 5 kilometra dhe jam 73 vjeç.”

Organizatori i kësaj gare Rudi Bekteshi shpreh mjaft optimistë për pjesmarrjen prej faktit se organizohet në kohë jo të zakonshme:

“Kampionati i 30 Ballkanik për Atletët Veteranë që u bë për herë të parë në Shqipëri ka një pjesmarrje shumë të madhe edhe pse është kohë pandemie. Rreth 720 atletë janë rregjistruar dhe marrin pjesë. Nga këta mbi 600 janë të huaj. Ambienti është shumë festiv dhe shpresoj të vazhdojë kështu edhe ditët e tjera.”

Për kryetarin e bashkisë Korçë Sotiraq Filo organizime të tilla nuk vlejnë vetëm nga ana sportive, por edhe për turizëm:

“Jam shumë i kënaqur gjithashtu që kemi një numër kaq të lartë pjesmarrësish. Nga vende të Ballkanit, por edhe nga vende të tjera të botës. Përveç se marrin pjesë në garë këta sportistë vizitojnë edhe Korçën, duke u shndërruar në turistë. Tani shpresoj që të na kthehen me gjithë familjet e tyre."

Përgjatë 3 ditëve qytetarët korçarë, por dhe turistët do të kenë mundësinë të ndjekin garat e forta dhe emocionet që ofrojnë pjesmarrësit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?