Eduard Zaloshnja: Për kë do të votonin sot shqiptarët dhe si do të ndaheshin mandatet parlamentare

18 Janar, 17:19| Përditesimi: 18 Janar, 17:31

  • Share

Nga ekstrapolimi i përafërt i rezultateve të një sondazhi që zhvillova për Report TV (Lexo këtu rezultatet), më rezultoi që, nëse do të zhvilloheshin zgjedhje sot, për PS-në do të votonin rreth 750 mijë banorë të rritur të vendit, për partitë e tjera së bashku rreth 555 mijë, dhe rreth 735 mijë nuk do të votonin fare.

Meqë Lulzim Basha ka propozuar kalimin nga 12 zona zgjedhore të bazuara në qarqet aktuale, në 1 zonë të vetme zgjedhore kombëtare, vlen të përkthehen në mandate parlamentare rezultatet e mësipërme, për të parë sesi si do të ndaheshin ato mes partive në secilin nga variantet – me 12 zona dhe me 1 zonë të vetme kombëtare. Kështu në variantin aktual me 12 zona, PS-ja do të merrte sot rreth 90 mandate, ndërsa në variantin me 1 zonë kombëtare do të merrte sot rreth 80 mandate  (shihni tabelën 1).

(Foto 1) 

Për krahasim, vjet më 14 maj, rreth 800 mijë banorë të rritur votuan për kandidatët socialistë për kryebashkiakë, rreth 600 mijë për kandidatët opozitarë për kryebashkiakë, dhe rreth 640 mijë s’votuan fare (shihni tabelën 2).

Tabela 2

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?