Vangjel Tavo pas fitores në Himarë, 5 gusht 2024

Eduard Zaloshnja: Për Tavon votuan 60% e pjesëmarrësve të këtushëm dhe 51% e atyre të ardhur nga jashtë

5 Gusht, 12:12| Përditesimi: 5 Gusht, 12:49

  • Share

Nga një sondazh që zhvillova para një jave ne territorin e Bashkisë Himare, më rezultoi se rreth 60% e pjesëmarrësve të këtushëm ishin të prirur të votonin për Tavon.Duke nderthurur atë rezultat me rezultatet faktike te djeshme ne Bashkinë Himarë, mund te ekstrapolohet se rreth 51% e pjesëmarrësve te ardhur nga jashtë vendit votuan për Tavon. Si rezultat, 58.6% e të gjithë pjesëmarrësve votuan për Tavon.

Meqë në sondazh i pyeta të anketuarit edhe per votimin e vjetshëm, mund të bëj një krahasim mes përkrahjes për Tavon dhe atë per Goron, te ndarë si më sipër.

Kështu, për Goron votuan vetëm 57% e pjesëmarrësve te këtushëm,krahasuar me 60% për Tavon. Ndër pjesëmarrësit e ardhur nga jashtë, Goro mori vetëm 28% te votave, teksa Tavo mori 51%. Si rezultat, Goro mori vetëm 49.9% te votave të të gjithë pjesëmarrësve, krahasuar me 58.6% që mori Tavo.

Edhe për sa i përket gjeografisë së votave, Tavo doli më mirë se Goro ne çdo njësi administrative.

Kështu, në Njësinë Administrative Lukovë,Tavo mori 64.7% të votave,ndërsa Goro vetëm 51.4%.

Në Njësinë Administrative Himarë,Tavo mori 46.4% të votave, ndërsa Goro vetëm 39.7%.

Në Njësinë Administrative Horë-Vranisht, Tavo mori 89.2% të votave, ndërsa Goro vetëm 83.6%.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?