Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Për të katërtën ditë radhazi, asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 18 raste pozitive në 24 orët e fundit

2 Qershor 2021, 15:18| Përditesimi: 2 Qershor 2021, 15:33

  • Share

KOSOVË- Për të katërtën ditë radhazi në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë 24 orët e fundit nga 2.325 testime, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 18 persona.

Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 239.

Prej fillimit të procesit të vaksinimit, i cili ka nisur më 28 mars, janë dhënë 69.686 doza vaksinash.

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 107,447, ndërkohë që ai i viktimave është 2,243 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet ditës së sotme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?