Propaganduesve mediatikë të Sali Berishës, që deri dje ishin këshilltarë të Lulzim Bashës, nuk iu ka bërë përshtypje ajo skenë kafshërore para selisë së PD-së, ku një çetë e dalë mendsh, me vare e trapanë në dorë, u lëshua si e tërbuar për të hyrë brenda godinës ku ndodhej jo vetëm “besëpreri” Lulëzim Basha, por edhe dhjetëra persona të tjerë, fati i të cilëve mund të ishte tragjik, nëse turma depërtonte brenda.
Me siguri janë mësuar me këto skena dhe nuk iu bën më përshtypje dhuna.
I gjithë tërbimi i tyre u drejtua mbi Policinë e Shtetit, pse ndërhyri për të penguar që kësaj marrëzie t’i shkohej deri në fund dhe po çirren banaqeve televizive e portaleve të financuara nga paratë e korrupsionit shtetëror, duke thënë se ndërhyrja e Policisë tregon se Lulzim Basha po bashkëpunon me Edi Ramën.
Për ta, Policia e Shtetit duhej të vëzhgonte nga larg se si vriteshin mes tyre demokratët, për një godinë që s’i duhet as dreqit, kur bëhet fjalë për jetë njerëzish, se kështu do të vërtetohej se Basha nuk është peng i Edi Ramës dhe nuk bashkëpunon me këtë të fundit.
Pra Policia duhej të bënte sehir deri në fund, për t’iu vërtetuar këtyre të marrëve mediatikë, se nuk paska gjë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
“Harrojnë” se Policia e ka për detyrë të mbrojë jo vetëm kryetarin e opozitës dhe deputetët, kur iu rrezikohet jeta, por çdo qytetar.
Dhe ajo që po ndodhte para selisë së PD-së, ishte pikërisht kjo, cënimi i sigurisë së jetës së deputetëve dhe kryetarit të opozitës, por dhe vetë atyre që ishin mbledhur aty.
Policia jo vetëm që e kishte për detyrë të ndërhynte, por për turpin e saj, e kompleksuar pikërisht nga këta të marrë mediatikë, që thoshin se po të ndërhynte, ajo tregonte lidhjen Rama-Basha, lejoi të ndodhnin ato skena dhune e të vihej në rrezik serioz jeta e shumë qytetarëve, atyre që ndodheshin brenda, por dhe atyre që po sulmonin godinën.
Ça prisnin këta, që t’i shkonin Bashës në zyrë me vare e qysqi në dorë dhe ta nxirrnin zvarrë, apo ta fluturonin edhe nga kati i dytë i zyrës së tij e të shpërthenin britmat “e hodhëm, e hodhëm qelbësirën”, se kështu kënaqeshin këta konspiracionistët e lidhjes Rama-Basha?
Epo boll të marrë kishte aty në sheshin para selisë së PD-së, mos pretendoni që të marrosej në atë farë mase edhe Policia, sa të bënte sehir që ta zgjidhnin me Kanun këtë punë Berisha me Bashën!
Eshte qesharake dhe uleritese qe te dy akuzojne Ramen! Cfare idiotesh apo budallenj mendoj une?! Jo jane dinake saliniane te dy! Beme baba te te ngjaj! Cfare llo njerezish mban kjo toka jane !
Përgjigju