Sali Berisha në mitingun e sotëm

Për të shkuar në Amerikë nuk duhet t'i biem nga Kina!

15 Prill 2023, 18:36| Përditesimi: 15 Prill 2023, 19:23

  • Share

Shumë nuk e kanë kuptuar e shumë të tjerë, në fakt shtiren sikur e kuptojnë problemin real te politikës shqiptare! Problemi i politikës shqiptare, në këto momente e pas 32 vitesh nuk është çështje numrash, sepse e kam thënë shpesh se autoritarët e diktatorët nuk kanë vështirësi për numra! Nuk janë problem numrat në një vend që nuk ka një demokraci që krijon frymëmarrje, sepse liderët e këtyre sistemeve ku padyshim bën pjesë edhe Shqipëria kanë krijuar një sistem të tërë ku të lirët nuk dalin lirshëm të kërkojnë atë që duan dhe kanë nevojë, e ndërsa ata që nuk janë të lirë për shkak të zgjedhjeve të tyre, janë ndonjëherë të shantazhuar e herë të tjera, me mëkatet e tyre janë pjesë e sistemit e nuk mund të dalin kundra, sepse fundi i sistemit me të drejtë konceptohet edhe si fundi i mundësive të tyre për privilegje!

Mitungu i sotëm, por e gjithë situata aktuale e politikës shqiptare dëshmon problemin reale:

Mungesën e përfshirjes së elitave të reja, të energjive të reja e të mendësive të reja! Sot, në stadium kishim ata që kemi pasur për 30 vjet me të njëjtën retorikë dhe ca të rinj që kanë braktisur idealet e tyre dhe kanë zgjedhur t'i shërbejnë një elite të konsumuar në kohë e në hapësirë!

Mungesa e një qasje të re dhe të një elite të re e ka futur demokracinë shqiptare në rutinën e stanjacionit që për fat të keq ju shërben vetëm politikanëve, por jo shqiptarëve!

Të gjithë ishin në akth për mitingun sot në stadium, disa shpresonin të dështonte e ca të tjerë po lumturoheshin me pjesëmarrjen! Në, fakt ata shqiptarë që janë të lirë e nuk mund të sillen si të tillë për shkak të sistemit që i ka rrethuar duhet të bëjnë një pyetje themelore do të thosha unë: ja u bo edhe ky miting, por ndodhi ndonjë gjë e re që kanë nevojë shqiptarët? Çfarë pritet të sjellë ky miting? Asgjë, riciklim të lidershipit që përtej çdo absurdi demokratik vazhdon të shtiret si alternativa e vetme! Në fakt, kanë të drejtë, sepse pikërisht me sistemin e tyre e kanë vra edhe alternativën e bashkë me të edhe shpresën! Një lider që i ka provuar të gjitha e qëndron po aty i palëkundur, ai nuk është i shqetësuar për situatën e qytetarëve të tij, por hall kryesor e të vetëm ka qëndrimin e tij me çdo kusht e në çdo rrethanë!

E kam thënë edhe herë të tjera, po pse kaq e varfër është Shqipëria me vlera të reja e me mundësi të reja sa duhet të vazhdojnë me të njëjtë personazhe e figura të stër provuara e të konsumuara? Shqipëria ka prodhuar në këto 30 vite figura me dimensione të larta profesionale e njerëzore, por për shkak të sistemit që është janë mbajtur larg ose kanë zgjedhur të mos bëhen pjesë!

Në vitet '90, shqiptarët betejen nuk e kishin vetëm me sistemin, por me dinastinë që e mbante atë, ku shumica e qytetarëve ishin numra ushtarësh në rast lufte, numra punëtorësh në rastin e punëve e aksioneve vullnetare e burokratë në shërbim të sistemit! Askush nga ne nuk e kishte munduar se në vitet '90 do të rrezonim një distanti të mbullyr nga bota që jetonte e izoluar në ish Bllok për ta zëvendësuar atë me një dinasti aktuale me bazë familjare e farefisnore që politikën e kanë kthyer në aktivitetin kryesor për interesat dhe shërbimet e tyre!

Nëse ndonjë shqiptar mendon se kjo dinasti që sot ishte në stadium e pjesa tjetër jashtë nën logon e PS se mund të munden me forma demokratike klasike e ka shumë gabim! Këta kanë krijuar atë që njohim ne demokraci, në fakt në mënyrë të tillë që kontrollohet nga ta dhe menaxhohet prej tyre!

A nuk ka vend të pyesim: përse kanë 30 vjet e duan të vazhdojnë të jenë përsëri aty? Një lider që ka shpirt demokratik e që beson në frymën e kësaj të fundit largohet vetë pasi të ketë pasur mundësi të qeverisë për ca kohë ose vite! Po atëherë këta pse nuk ikin me vullnetin e tyre? Sepse në kohën e gjatë të qëndrimit kanë prodhuar antivlera, fenomene të këqija e kanë bërë aksione të gabuara e për pasojë nuk kanë asnjë garanci se largimi i tyre mund të jetë paqësore! Pra, ata nuk largohen për hallet e tyre e jo sepse duan akoma tu shërbejnë shqiptarëve! Çdo lider që ka qenë gjatë në pushtet ai mund të jetë gjithkushi, por vetëm demokratik dhe i dashuruar pas vlerave të demokracisë nuk është!

Prandaj, nëse duam të shkojmë në Amerikë nuk duhet t'i bimë nga Kina! Zgjidhja më e mirë dhe imediate për shqiptarët është të largohen të gjithë këta që janë aty prej 30 vitesh! Të tjerat janë vetëm argumente pazari duke devijuar nga e vërteta!

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anton: 15/04/2023 18:50

    I qete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?