Unë jam një nga gazetarët që e kam kritikuar Tom Doshin prej vitesh, me emër dhe mbiemër. E kam kritikuar në vitin 2015, kur Keti Bazhdari kandidoi si kryebashkiake e Shkodrës, një kandidate perfekte, e qytetëruar, por që pati përplasje me njeriun e momentit në Shqipëri.
Kam pasur dy herë kontakt telefonik me Tomën, në rastin e përplasjes me Besar Likmetën, rast që i bëri të dy të famshëm dhe që e fundosi Tomën në marrëdhëniet me SHBA, si pasojë e një dashnori të medias si i madhi John Uithers, ambassador i SHBA në Tiranë, por edhe në rastin e zgjedhjeve të vitit 2009.
Toma është Toma. Unë nuk paguhem nga Tom Doshi. Nuk paguhem nga Tom Doshi. E them disa herë jo më kot.Unë nuk përkrah Tom Doshin që e quajti ku..vë Bert Rakipllarin, e që ja shau robt kolegut tim.
Toma sot kërkoi falje. Shpresoj t’ja ketë kërkuar personalisht Bertit në telefon.Tom Doshi për logjikën time nuk do të duhet të ishte një deputet, politikan apo lider partie.
Por as ca zarbo që na tmerrojnë në politikën tonë që Fatos Lubonja e Bert Rakipllari i mbron(unë e di mirë pse i mbron dhe do t’i them së shpejti pse e bën këtë, madje jo vetëm për atë, por edhe për ca të tjerë që na e helmojnë opinionin publik).
Tom Doshi është një qytetar me cen në Departamentin Amerikan të Shtetit, por që ka fituar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Jam dakord unë që Toma të ishte njeriu që përfaqëson Shkodrën? Në fakt më mirë do preferoja Jozefina Topallin.
E doja Jozefinën, të cilën e kam mbuluar si reporter, kur ishte kryetare Parlamenti, por personalisht nuk kam asnjë raport me të.
Unë kam lindur në Shkodër, është qyteti im, pavarësisht se unë jam nga Dibra. Jam rritur dhe e nisa profesionin tim si reporter në atë qytet. Me një fjalë kam ndryshuar citizenship me kohë e me vullnet, pa nevojë të një dekreti presidencial.
Kam dëgjuar dëshmi për Jozefinën, që e doja deputete, po që nuk u zgjodh, e që për mua është mangësi për Shkodrën që njoh unë, por edhe për Tomën.
Madje për Tomën kam dëgjuar edhe më shumë. Një njeri që për mua është aq i afërt sa babai im ndjes pastë, më ka folur për familjen e Tom Doshit.
Që para shumë vitesh ka qenë mik i saj dhe më ka treguar që Toma është djalë i një njeriu shumë të mirë në Nën Shkodër.
Dikush mund të thojë që më ka pagu Toma. Sikur ta bënte këtë do të bëhesha një tomdosh për 5 sekonda e do t’ja shaja direkt robt e shpisë.
Kjo që po tregoj është sëshmi jo shërbes. Kurrë si kam bërë shërbesë Tomës, edhe pse ai është sot një i pasur. Kushdo mund ta vërtetojë.
Po çfarë duhet të bëjmë me Tom Doshin sot? Ca gazetarë po e cilësojnë si kingmaker, duke e joshur që ai të hapë portofolin për ta, siç ka bërë prej vitesh.
Disa të tjerë, si Berti, që e ka marrë në mbrojtje Sali Berisha, kërkon të marrë famë se e ka kërcënuar Toma. Zoti Doshi, nëse faljen ndaj Rakipllarit e ke bërë me mesazh, bëjë publike me video, madje përballë Robertit.
Sharja me rob shpie ndaj tij është e rëndë, shumë e rëndë. Por edhe Rakipllari, duhet ta dijë përse Tom Doshi është zbulimi i zgjedhjeve të 25 prillit.
Tom, dil e fol, por mos shaj: mos shaj më dhe hiqe të sharën nga goja përfundimisht nëse do të jesh njeri publik. Ndryshe, vijo paroditë “Jam me GL Noc Ftoni”…./Tema
Po jozefickes i ka ikur koha, po kerkonte te fitonte para si njehere ne kohe kur ishte kryetare parlamentare po kesaj radhe i genjeu mendja. Populli u tregua me i zgjuar se keta pseudo politikan qe e kane vendin ne biruce. Kane 30 vjet qe vjedhin e shkaterrojne Shqiperine e varferojne shqiptaret. Boll me joseficka, like injoranti e kokemadhi, mona surrat kali,salqeni e lulka, vendu juaj eshte burgu dhe te lani gjithe gjynahet qe i keni sjelle kesaj SHQIPERIE. SHQIPERIA E SHQIPETAREVE
Përgjigju