Për zonjat e SHQUP-it

12 Gusht 2020, 07:54| Përditesimi: 12 Gusht 2020, 07:55

  • Share

Si ka mundësi, si mund të ndodhë, dhe si nuk i vret ndërgjegja e shpirtit, kur dalin dhe broçkullisin, kur dalin dhe ndjellin vetëm të zeza, kur dalin dhe nxijnë gjithçka, dhe luten të rritet bilanci viktimave ? Si ka mundësi që gra, nëna, bashkëshorte, dalin dhe hedhin vetëm “zift” të zi, mbi jetët dhe qetësinë shpirtërore të shqiptarëve, tek deklarojnë balance të rreme, tek shpallin “gjendje të jashtëzakonshme” dhe pse jo edhe lufte, tek mohojnë veprën dhe kontributin e një armate të madhe të mjekëve dhe infermierëve që kanë mbi 5 muaj që po punojnë me shpirt, për të shëruar të prekurit nga COVID-19, në spitalet tona?

Nuk mbetet një ditë e vetme, ku të mos dalin në ekranet e medieve gratë e SHQUP-it, ato që duhej të ishin pararoja e zbutjes së klimës dhe gjuhës së hidhur nga drejtuesit, nga ekstremistët dhe mediokrrit, ato që duhej të ishin të vetmet në Partinë Demokratike, që do të përkrahnin fuqishëm mjeket dhe infermieret e QSUT, dhe spitaleve të tjera nga ku trajtohen të infektuarit me COVID-19. Dalin dhe bëjnë gjoja “balance e statistika” dalin dhe gjoja “qajnë për hallet dhe problemet e popullit”, dalin dhe gjoja kërkojnë të dinë “sa laboratore dhe shtretër ka në spitale”.

O Zot, kush flasin. Ata që kur ikën nga pushteti në 2013, i kishin lënë spitalet, ambulancat e laboratorët, sikur të kishin dalë nga lufta, ata që emëruan drejtorë spitalesh, ambulancash, dhe shefa laboratoresh, militantët e tyre, që kur u larguan nga detyra, nuk kishin lënë krevatë dhe dollapë pa vjedhur nga institucionet.

Por të paudhët, nuk binden edhe kur shikojnë transformimet, nuk binden kur prekin ndryshimet, por i janë sulur Ministrisë së Shëndetësisë, kryeministrit Rama dhe çdo mjeku, që jep mesazhe të ngrohta dhe solidariteti për shqiptarët, dhe therrëse dhe përçmuese për politikanët destruktivë. Janë ata që nuk ngopen me raportime të dhimbshme, janë ata që nuk ngopen me numrin e viktimave, por luten të rriten shifrat e tyre. Prej ditës së parë të kësaj pandemie, të vetëlarguarit nga politika, ishin dhe mbeten “delja e zezë” e angazhimit dhe solidaritetit mes shqiptarëve. Specialistët (ata që i quajnë të tillë) dhe “doktorrët” e SHQUP-it, kanë 5 muaj e gjysëm që luftojnë me masat dhe kujdesin e qeverisë, duke i hapur luftë mediatike dhe politike, çdo nisme, çdo ndihme, çdo projekti që ka lehtësuar dhe po lehtëson barrën e rëndë të kësaj krize shëndetësore dhe ekonomike.

Të paudhët, kanë humbur arsyen, kanë humbur ndjesitë, kanë humbur toruan, kanë humbur gjithçka njerësore, vetëm për të arritur tek pushteti. Duke vënë në “pararojë” të propogandës gratë ish-ligjvënëse të SHQUP-it, ata duan të përligjin “thirrjet e kujdesit ndaj shëndetit të shqiptarëve” por që në fakt, pas çdo raportimi të përditshëm nga Ministria e Shëndetësisë, shihet dashakeqësia dhe padurimi, për të dëgjuar rritjen e numrit të viktimave. Por shqiptarët ishin dhe janë me fat, pasi në këto kohë krizash dhe pandemish globale, nuk kishin, nuk kanë dhe nuk do të kenë në qeverisje partinë e SHQUP-it, vampirët e pushtetit, të paudhët që nuk ngopen me raportime viktimash.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?