Ze Maria

Përballja me Luftëtarin, Ze Maria i bindur për fitoren, Muça rikthehet pas dy vitesh

15 Shtator 2018, 14:20| Përditesimi: 15 Shtator 2018, 14:21

  • Share

Tirana do të luajë nesër ndeshjen e javës së 4 të Superligës kundër Luftëtarit në “Selman Stërmasi. Pas një nisje për t’u harruar bardheblutë do të kërkojë fitoren e parë në kampionat ndaj një kundërshtari të cilin trajneri Ze Maria në konferencë për shtyp thotë se do ta mposhtin me patjetër.

“E them me bindje se nuk pranojmë asnjë rezultat tjetër përveç fitores. Kemi lojtarë që i përgjigjen nivelit të Superligës. U premtoj se do të shihni një Tiranë me një fytyrë tjetër.”

Numri 1 pankinës së bardhebluve më tej u shpreh I lumtur për rikthimin e Gantian Muçës, qendërmbrojtësit I cili prej afërsisht 2 viteve nuk ka qenë I disponueshëm për skuadrën.

“Rikthimi i tij është i rëndësishëm, na ka lumturuar të gjithëve. Ai është emblemë dhe na vjen mirë që e kemi pranë, pasi ka kaluar problemin që kishte. Në aspektin sportiv mund të them se ka filluar përgatitjet me grupin, por i duhet kohë, rreth 1 muaj e gjysmë të marrë veten.”

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?