Holanda, Portugalia, Gjermania dhe mbi të gjitha Franca kampionia e Botës në fuqi. Faza e 1/8 e Euro 2020 u mbyll me surpriza të mëdha ku emrat Big dhe favoritët kryesorë për të fituar trofeun u kthyen në shtëpi. Tashmë në garë për fitoren finale janë 8 ekipe që janë më të mirat e Europës dhe po ashtu janë përcaktuar edhe çiftet çerekfinaliste apo edhe rruga drejt finales së madhe. Pas të mërkurës dhe të enjtes që janë ditë pushimi për të karikuar bateritë çerekfinalet e Euro 2020 nisin të premten e 2 korrikut me sfidën Zvicër-Spanjë që është në program në orën 18:00 në Shën Petërburg. Ndërsa në mbrëmje të premten luhet super sfida Belgjikë-Itali në Mynih mes dy skuadrave që tashmë shihen si favorite kryesore së bashku me Anglinë e Spanjën. Fituesit e këtyre përballjeve do të sfidohen me njëri-tjetrin në gjysmëfinale.
Të shtunën luhen dy çerekfinalet e tjera me Çeki-Danimarkë në orën 18:00 në Baku dhe në orën 21:00 në “Olimpico” të Romës Ukraina që luan për herë të parë në këtë raund sfidon Anglinë tashmë super favorite. Fituesja e Çeki-Danimarkë do të përballet në gjysmëfinale me fituesen e Ukrainë-Angli që do të thotë shans i artë për “tre luanët” që të kapin finalen e cila do të luhet edhe në shtëpinë e tyre në “Wembley”.Shumë shpejt i dhanë lamtumirën Euro 2020 emrat e mëdhenj Franca, Gjermania apo edhe Holanda.