23-vjeçarja shqiptare Ifigjenia Mitska që humbi jetën në aksidentin tragjik në Greqi po përcillet për në banesën e fundit. Varrimi bëhet në kishën e shenjtë të Pjetrit dhe Palit në Giannica, në 10:00 me orën greke.
Trupi i saj shtrihet në një arkivol të bardhë, i cili iu dorëzua prindërve i mbyllur. Avokati i familjes së Ifigenias, Stelios Sourlas, tha se familja është e trishtuar dhe pret një falje të sinqertë për gjithçka ka ndodhur ndërsa kanë besim se drejtësia greke do të vërë para përgjegjësisë autorët.
Lajmi kryesor:
Aksidenti tragjik në Greqi me 57 të vdekur, identifikohen 4 viktima me origjinë shqiptare (EMRAT)
//ReportTv.al