Bota

Përdhunime dhe tortura çnjerëzore brenda burgut, ish i burgosuri në Rusi publikon videot tronditëse

8 Tetor 2021, 12:44| Përditesimi: 8 Tetor 2021, 12:59

  • Share

Pretendimet tronditëse të torturave dhe përdhunimeve të tmerrshme të të burgosurve në burgjet ruse, janë bërë publike tashmë, nga disa video të publikuara nga një i burgosur.

Fotografitë dhe videot e torturave dhe përdhunimeve çnjerëzore u nxorën në dritë nga ish i burgosuri në burgjet ruse, Vladimir Osetskin. Ai me pamjet e publikuara, vërteton ekzistencën e një sërë torturash të organizuara dhe përdhunimesh, nën urdhrat, e administratës së burgut.

Si refugjat në Francë sot, Osetsky nxori në dritë zbulimet tronditëse në gazetën franceze Le Monde, e cila vërteton ekzistencën dhe vërtetësinë e rreth 1.000 videove të ish -të burgosurit. Ai aktualisht është aktivist për të drejtat e njeriut dhe drejton OJQ -në "Gulagu ", e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të të burgosurve dhe raportimin e krimeve që ndodhin brenda burgjeve.

E para nga 1.000 videot e mbajtura nga një refugjat rus në Francë është marrë më 18 shkurt 2020. Ajo tregon një të burgosur me krahët dhe këmbët e lidhura duke bërtitur nga dhimbja ndërsa përdhunohet me një shtyllë. Siç shihet në video, një i paraburgosur mban të arrestuarin, një tjetër e përdhunon dhe një i tretë filmon përdhunimin, madje edhe me pajisjet e administratës së burgut.

Videoja e dytë, e datës 10 Prill 2020, tregon një burrë që qëndron mbi një të burgosur, duart e të cilit janë të lidhura me shirit, dhe shtyp kokën me çizmin e tij. Një video tjetër, e datës 25 qershor 2020, tregon përdhunimin e një të burgosuri, i cili është i lidhur me një litar në shtrat.

Shërbimi Federal i Burgjeve në Rusi dhe Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm kanë nisur një hetim dhe Komisioni Hetimor i Qarkut Saratov ka nisur një hetim mbi akuzat e mëparshme të torturës. Tashmë, pesë oficerë burgu janë larguar nga postet e tyre.

Një zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se Kremlini ishte në dijeni të rastit. "Me sa dimë, Shërbimi Federal i Burgjeve po punon për këtë çështje. "Nëse vërtetohet vërtetësia e këtij informacioni, kjo natyrisht do të jetë një arsye për kryerjen e një hetimi serioz," tha Dmitry Peshkov.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?