Eshtë e vërtetë, se Shqipëria ka patur dikur një të djathtë politike, ashtu siç është e vërtetë që, pas përmbysjes së sistemit komunist në 1992, ata që formuan dhe drejtuan Partinë Demokratike nuk kishin asnjë lidhje me të djathtën. Koha thërret sot në ballë të ndryshimeve politike, të djathtën reale, përfaqësonjësit e saj. Atë klasë të shtypur, të shpronësuar, dhe të masakruar, që me dhunë pas 29 Nëntorit 1944 deri në 1990,u burgosën dhe pushkatuan me ligjet e diktaturës së proletariatit. Eshtë koha, të ringrihet dhe të dalë në skenën politike, e djathta reale, të cilës jo vetëm për 45 vitet e shkuara, por edhe për 3 dekada tranzicion demokratik, ju mohuan të drejtat, privilegjet, pronat, dëshmorët, liria e fjalës dhe mendimi i saj. Eshtë koha të çojnë në shtëpi dhe pas hekurave, ata që tinëzisht rrëmbyen flamurin e demokracfisë, ata që kanë djegur Shqipërinë, ata që kanë mbushur detin dhe tokën me viktima të pafajshme, është koha të shporren ata që kanë 3 dekada që ç’nuk i marrin kësaj Shqipërie, dhe pa pikën e turpit çirren “sovraniteti, liria, demokracia, diktatura, opozitarizmi”.Eshtë koha të ringrihet nga gjumi e djathta reale, dhe të përfaqësojë opozitën që kërkon vendi, të nxjerrë nga skena politike berishët, bashat, me soj e sorrollop. Të dalin ata që vijnë nga gjeneza e të djathtës,të vijnë ata që kanë trashëgiminë e duhur morale dhe familjare, për ti bërë nder Shqipërisë.
Dhe të tillë ka sa të duash, dhe që do ti bënin nderin më të madh vendit, për të riformatuar skenën politike të kthyer në arenë bastardësh dhe të korruptuarish. Eshtë koha të dalë në skenën politike, kasta e trashëgimtarëve të “ajkës” së këtij vendi, e atyre që u arsimuan në Europë dhe përfunduan burgjeve dhe internimeve.Sali Berisha dhe Lulzim Basha, janë shëmbëlltyra e ideologjisë marksiste, por që fatkeqsisht, janë sot përfaqësuesit e opozitarizmit në Shqipëri. Ka 30 vjet që jeta, e ardhmja, prona dhe liria e shqiptarëve, janë marrë peng dhe nëpërkëmbur nga një celulë të korruptuarish,të inkriminuarish, dhe avanturierësh që erdhën në Tiranë me valixhe druri, diktatura i bëri me shkollë, i shërbyen asaj me besnikëri, dhe pastaj veshën mantelin e “demokratit”.
Çdo 4 vjet, shqiptarët përjetojnë dhunë, terror psikologjik dhe fizik, çdo 4 vjet brezat përjetojnë ankthin dhe dëshpërimin e prindërve, që vjen nga duelet politike, që nuk kanë asnjë lidhje me “forcimin dhe reformimin e demokracisë”. Ata që dikur dhe sot, mbajnë të zaptuar partinë e lirisë dhe idealeve të Dhjetorit’90, janë qesharakë, janë të akuzuar dhe të damkosur. Ata nuk janë liria, demokracia, fjala dhe mendimi i lirë, ata nuk kanë lidhje me të djathtën shqiptare. Ata vijnë nga skutat e organizatave të Partisë Punës, janë bij, nipër dhe të afërm të ish-agjentëve të Sigurimit të Shtetit, ndaj dhe i vunë drurin të djathtëve që guxuan ti kundërshtonin qysh në fillim. Partia Demokratike e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës,ka formën dhe dimensionin e një organizate marksiste. Brënda saj është shtypur me kohë fjala dhe mendimi kundër, dhe është sanksionuar me statut, pushteti i pakufijshëm i kryetarit. Berisha dhe Basha, janë si dy ikona të vjetra murale, që i janë ngjitur asaj partie, duke mos e lënë të konturohet në misionin e saj. Sot vendi ka mbetur pa opozitë, dhe të mendosh se pas afro 30 vitesh, se ka akoma shqiptarë që mendojnë se “Berisha është lideri historik”, apo se “Basha do të përmbysë regjimin Rama”. Qesharake, mizore dhe e turpshme. Një vend që aderon në NATO, që po nxiton të integrohet në BE, ka mbetur peng i një grushti aventurierësh politikë ende të pandëshkuar, që nuk shkojnë më larg se thyerja e xhamave, shkatërrimi i dyerve, apo dhe pushteti i tyre brënda një partie. “Perdja ra”, koha thërret të djathtën reale, për të larguar “kufomat” nga skena politike…. Çdo minutë vonesë, është kosto për demokracinë në Shqipëri.
Te ngrihemi ne te djathtet e zgjedhim perfaqrsuesin tone largpamesin , Vizionarin, te Madhin e te Medhenjve, Kryetar te Budallenjve…Nard NOKEN.
PërgjigjuNuk ringrihet, nuk ka njerez me vizione dhe programe.
PërgjigjuE ke qarè Ajazi. Unè jam i majtè por analiza yte e shkurtèr èshtè njè manifest i sè djathtès reale
PërgjigjuPlotesisht dakort