Mashtroi pronaren e një hoteli në Tiranë dhe i mori mbi 135 mijë euro duke e gënjyer se do hapte call center, lihet në burg 30-vjeçari nga Kosova: M'i dha vetë, do ja ktheja

25 Prill 2022, 11:31| Përditesimi: 25 Prill 2022, 15:24

  • Share

Qerim Krasniqi, 30-vjeçari nga Kosova që u arrestua një ditë më parë në Tiranë, është lënë sot në burg, pasi akuzohet se mashtroi pronaren e një hoteli në kryeqytet duke i marrë mbi 135 mijë euro me pretekstin se do të hapte një call center. Mësohet se i riu krijoi një marrëdhënie të ngushtë me pronaren e hotelit e më pas nisi t'i kërkojë para. Fillimisht gruaja i dha 50 mijë euro, e më pas 20, derisa në fund totali kishte shkuar 135 mijë euro.

Në gjykatë ai ka deklaruar se nuk e kishte mashtrurar gruan dhe se paratë ajo ia kishte dhënë vetë.

Nga ana tjetër, në dëshminë e saj para hetuesve, gruaja ka treguar se ia kishte kërkuar paratë të riut, por Krasniqi përherë nxirrte justifikime. Një ndër to ishte edhe pretendimi se ishte me COVID dhe se ishte me oskigjeno-terapi apo se i kishte bllokuar banka. Prej shtatorit 2021 Qerimi ndërpreu kontaktet me të dhe që atëherë pronarja e hotelit bëri denoncim.

Qerim Krasniqi u shpall në kërkim pas denoncimit të pronares së hotelit. Ai u kap teksa po përpiqej të kalonte kufirin. Para hetuesve ai pretendon se i ka marrë gruas vetëm 80 mijë euro, para që sipas tij i ka investuar dhe humbur në cripto-valutë.

1650880051_Sequence03.00000613.Still018.jpg

Ora 14:06
I zhvati mbi 135 mijë euro pronares së hotelit, lihet në burg 30-vjeçari nga Kosova: Nuk e kam mashtruar, m'i dha vetë

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë 'arrest në burg' për 30-vjeçarin nga Kosova, Qerim Krasniqi, i cili akuzohet se i ka marrë përmes mashtrimit mbi 135 mijë euro pronares së një hoteli në Tiranë. Në dëshminë e tij në gjykatë, i riu ka deklaruar se ai nuk e kishte mashtruar gruan dhe se ajo ia kishte dhënë vetë paratë. Madje ai ka deklaruar po ashtu se shumën e marrë, ai do ja kthente sërish.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leshtori: 26/04/2022 07:15

    D.m.th ky i paska shtypur "damarin" kesaj zonjes, dhe kjo si shperblim, i paska dhene kete shume Qerimit. (Paske lindur naten e Kadrit Qerim) Une them se nuk duhet te ndiqet penalisht Qerimi, e gjithe historia qenka merr e jepe, ti biem shkurt muhabetit, thjesht paskan shkembyer, "veglat e punes". Qerim te lumte DYFEKU.

    Përgjigju
  • Nacionalisti: 26/04/2022 04:50

    KOSOVARI ME I MIRE eshte KOSOVAR I I VDEKUR...

    Përgjigju
  • Agjenti: 25/04/2022 13:21

    Medet kujt i bje leku ktyre trupeshkve qe ja marrin prej dore. Ncncnc

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?