Përfitoi rreth 15 milionë lekë nga inceneratori i Fierit, Apeli i GJKKO lë në burg Alqi Bllakon! Kërkoi masë më të lehtë sigurie

14 Maj 2022, 11:20| Përditesimi: 14 Maj 2022, 14:59

  • Share

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako do të mbetet në burg. Apeli i GJKKO vendosi sot konfirmimin e vendimit të shkallës së parë për masën e sigurisë 'arrest me burg' për ish-deputetin, duke ia rrëzuar kërkesën Bllakos.

Bllako ka ripërsëritur në seancë se nuk ka asnjë lidhje me shpronësimin e tokës për inceneratorin e Fierit.  Për punësimin e babait në inceneratorin e Tiranës, ai ka thënë se në atë periudhë nuk ka qenë në Ministrinë e Mjedisit por ka qenë i punësuar në Presidencë. Bllako kishte kërkuar masë më të butë me pretendimin se nuk shfaq rrezikshmëri

Disa ditë më parë ai depozitoi kërkesën për lirim. Bllako ndodhet në burg pasi akuzohet se ka përfituar 15 milionë lekë për shkak të shkeljeve për Inceneratorin e Fierit. Në kërkesën e tij, Bllako nënvizoi se s'ka prova se ai është i rrezikshëm dhe si shmanget hetimit.

Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre pasi sipas SPAK ka falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit. Kjo shkelje, thotë Prokuroria e Posaçme, është bërë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi.

Në dëshminë që ka dhënë më herët në SPAK, Bllako ka deklaruar nuk ka pasur asnjë rol vendimmarrës, teksa shtoi se thjesht ka përcjellë shkresën te Këshilli i Ministrave.

Ora 13:02
Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO le në burg ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako

1648791334_AlqiBllakook.jpg

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit socialsit Alqi Blalko, i cili kërkoi lirinë. GJKKO ka lënë në burg Bllakon. 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • gavroshi: 14/05/2022 13:43

    Keto jane gomarlliqet e Edi Rames, se cfar lidhje ka ky plere e Like floririt me PS vetem gomari Rama e di..... Si ky dhe hajduti tjeter Koka jane te bandes se LSI por vetem Rama e di qe i afron. Boll me kultin e individit se ne mut do shkosh....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?