Një zjarr ka alarmuar banorët e një pallati në lagjen 'Isa Boletini' në Vlorë, të cilët kanë njoftuar zjarrfikësit dhe policinë.
Pasi mbërrijnë në vendngjarje, zjarrfikësit janë përballur me pronarin e apartamentit i cili ju ka hapur derën.
Pas ndërhyrjes, zjarrfikësit nuk gjetën askënd në banesë, ndërsa zjarri kishte qenë vetëm në ballkon, por pa shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Sakaq, siç shihet në pamjet që sjell Report Tv, në vendngjarje ndodheshin policia dhe një ambulancë.