I vihet zjarri fabrikës së drurit në Fushë- Krujë, digjen dhjetëra m3 lëndë drusore! Banori: Po të mos na thirrnin fqinjët, do ishim djegur brenda familjarisht

13 Gusht 2020, 07:44| Përditesimi: 13 Gusht 2020, 15:54

  • Share

FUSHË- KRUJË- Një fabrikë e përpunimit të drurit dhe të prodhimit të paletave është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

 Fabrika ndodhet në fshatin Ura e Gjolës në Fushë- krujë, ku nga raportimet paraprake dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme, kjo për shkak se sipas zjarrfikësve zjarri ka pasur 4 vatra të ndryshme.

Si pasojë e flakëve, fabrikën e cila në pronësi të Afrim Çelës, janë djegur dhjetëra metër kub dërrasa dhe materiale drusore, fatmirësisht jo të lënduar në njerëz.

Banori tregon se kjo nuk hera e parë që i vihet flaka kësaj fabrike, teksa ngre si problematikë që lënda drusore është vendosur shumë afër shtëpive të banuara. Për gazetarin, Julian Shota, ai tregon se nëse nuk do kishin qenë fqinjët, ato do ishin djegur brenda.

"Po na rrezikojnë shtëpinë, po na djegin brenda, fëmijët brenda janë trishtuar, janë përplas nëpër faqe muri duke dalë me vrap. Ka ndodhur edhe një herë tjetër, i kanë vënë vatra për t'u djegur dhe po prap nuk kanë bërë asgjë. Nuk lihen dërrasat këtu ngjitur me shtëpinë, nuk është e lejueshme. Ne ndihemi të rrezikuar. Mos të kishin ardhur për të na thirrur ne do ishim djegur brenda. I bëj apel shtetit që të largoje menjëherë dërrasat nga këtu, do na djegin brenda. Kemi qenë në gjumë kur ra zjarri, na erdhën te porta duke na thënë "dilni jashtë". Jemi 4 veta në familje, 2 fëmijët nusja dhe unë. Kanë rreth 5-6 vite këtu, na rrezikojnë edhe fëmijët se mund të rrëzohen", tregon fqinji.

1597301611_Sequence01.00001601.Still014.jpg

1597301630_zjarri.jpg

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/08/2020 23:54

    Policia te kontrrolloje kamerat dhe te merren informacone per ndonje armiqesi o rivalitet!Gjynah gjithe ai material druri I prere dhe I djegur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?