Kronikë

Përfshihet nga flakët kamioni i ngarkuar me materiale ndërtimi në Gjirokastër dhe përmbyset në rrugë, plagoset 60-vjeçari (VIDEO)

8 Maj 2021, 15:16| Përditesimi: 8 Maj 2021, 15:55

  • Share

Në aksin nacional Gjirokastër- Tepelenë, mesditën e sotme, një kamion i ngarkuar me materiale ndërtimi është përplasur me barrierat anësore të rrugës dhe është përmbysur duke marrë flakë.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i kamionit shtetasi Xh. K., rreth 60 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikur për jetën.

Në vendngjarje shkuan shkuan shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëse, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?