Digjet banesa në Dishnicë të Korçës, plagoset 27-vjeçarja! Kryeplaku: Sapo kishte dalë nga psikiatria

17 Janar 2022, 08:18| Përditesimi: 17 Janar 2022, 10:47

  • Share

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në fshatin Dishnicë të Korçë, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një 27-vjeçare.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 06:15, ndërsa zjarri ra në banesën e shtetasit I. B., ku për pasojë ka marrë djegie trupore vajza e tij, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. 

 Ajo u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rreziku për jetën. Sipas policisë paraprakisht dyshohet se zjarrin mund ta ketë vënë vetë 27-vjeçarja, teka grupi hetimor ka nisur hetimet.  Kryeplaku i fshatit Dishnicë, Spiro Xharo thotë që vajza ka vetëm disa ditë që ka dalë nga spitali psikiatrik i Elbasanit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?