Video/ Përfshihet sërish në flakë spitali i Shkodrës, zjarri në bodrum te pompat e ujësjellësit! Shkak shkëndija elektrike

29 Maj, 19:45| Përditesimi: 29 Maj, 21:40

  • Share

Një zjarr ka përfshirë spitalin e Shkodrës pasditen e sotme duke shkaktuar shkaktuar panik te personeli dhe pacientët.

Nga flakët nuk ka persona të lënduar, nderkohë që zjarri dyshohet se është aksidental.

Burime për gazetarin e Report Tv Ergys Kavaja bëjnë me dije se flakët ka përfshirë ambientet ku ndodhet farmacia e spitalit. Sipas policisë zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në një dhomë në bodrumin e Spitalit ku janë të instaluara pompat e ujësjellësit.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke shuar zjarrin nga i cili ka vetëm dëme materiale. 

Kujtojmë se spitali i Shkodrës u përfshi në flakë edhe në muajin janar.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ago Agai: 29/05/2024 20:14

    A ka mundesi te jete sabotazh nga agjenturat e huaja?! Cili ishte shkaku heren e pare

    Përgjigju
    • Or tej: 29/05/2024 22:54

      Ruset iken pak dite perpara sepse kujtuan se e kishin bombarduar ate zonen e spitaleve te Shkodres. Do kene qene cifutet or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?