Një vatër zjarri ka rënë në Berat pranë kishës së Shën Dëlliut, në vendin e quajtur Lisi i Beçit, ndërsa rrezikohen banesat e lagjes Kala.
Zjarri i favorizuar nga era ka marrë përmasa të mëdha në zonat me ullinj shumë pranë shtëpive.
Në vendngjarje ndodhet reparti i Mbrojtjes nga Zjarri, i cili po lufton për ta vënë nën kontroll vatrën e zjarrit, ndërsa flakët vijojnë ende të djegin sipërfaqe toke, të favorizuara edhe nga era.
Komento