Përfundojnë hetimet për tërmetin në Durrës, dosja në gjykatë brenda tetorit! Cilësia e dobët e betonit e hekurit, rëndoi bilancin tragjik me 24 viktima

10 Tetor 2020, 10:27| Përditesimi: 10 Tetor 2020, 12:47

  • Share

Cilësia e dobët e betonit dhe hekurit kanë rënduar bilancin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit në Durrës që tragjikisht i mori jetën 24 personave.

Burime nga prokuroria e Durrësit sqaruan për Report Tv se kanë administruar ekspertizat për cilësinë e betonit dhe hekurit në godinat e dëmtuara, nga ku ka rezultuar se janë nën standardin e kërkuar.

Aktualisht hetimet janë në fazën e fundit dhe pritet që brenda muajit tetor dosja të shkoj në gjykatë me të pandehur biznesmen, ndërtues, inxhinier, konstruktor dhe kolaudator.

Këta shtetas sipas prokurorisë kanë konsumuar element të veprës penale duke certifikuar ndërtime të cilat në realitet kanë qenë jashtë standardit dhe kushteve teknike të ndërtimit.

Nga 17 të arrestuar nga prokuroria e Durrësit dhe 35 të shoqëruar pas tërmetit të 26 nëntorit aktualisht askush s'ndodhet në qeli, pasi drejtësia ka vendosur hetimin e tyre në gjendje të lirë dhe për 4 persona arrest shtëpie.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkaktoi mes 24 viktimave në Durrës dhe humbjen e jetës së katër fëmijëve të mitur, dy prej tyre dy vjeç dhe dy 8 vjeçar.

Ky hetim është ndjekur nga një grup prokurorësh në qytetin e Durrësit ndërsa rezultati i cilësisë së dobët të betonit dhe hekurit të përdorur në konstruksion, është arritur nga analizimi i mostrave të marra në çdo objekt ku janë shënuar viktima.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?