Adriatik Llalla zyrtarisht i pandehur! SPAK: Fshehu pasurinë në 3 raste në kufi

9 Mars 2020, 11:49| Përditesimi: 9 Mars 2020, 13:15

  • Share

TIRANË - Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dyshohet se në tre raste nuk ka deklaruar paratë teksa ka kaluar kufirin për jashtë vendit. SPAK bënë me dije zyrtarisht komunikimin e akuzës, ndërsa pritet që Gjykata e Posaçme të caktojë datën e seancës për ish numrin një të akuzës.

Hetimet për Llallën nisën në vitin 2019 me procedimin penal numër 65 të ndjekur nga prokurori Klodian Braho. Akuza e komunikuar është „Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë“.

Kjo akuzë ndaj Llallës sipas kodit penal dënohet me gjobë ose burgim deri në tre vite.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake për proçedimin penal Nr.65, viti 2019, në ngarkim të shtetasit Adriatik Llalla, me funksion ish -Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.

Në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, shtetasi Adriatik Llalla është marrë i pandehur dhe i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale : “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal.

Aktualisht nga Prokuroria e Posaçme janë duke u kryer veprimet administrative për dërgimin e akteve të procedimit penal Nr.65/2019, për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Selimi: 09/03/2020 19:03

    Kryesore eshte qe u thye akulli, qe te denohet nji nga keto shushujzat edhe se akuzat duhet te ishin me shum, vetem tek ne nuk ka hyre njeri ne burg nga keto koke loqe.

    Përgjigju
  • sapa: 09/03/2020 16:57

    Maskarenjte nuk e denojne njeri tjetrin kurre!

    Përgjigju
  • Turp: 09/03/2020 12:27

    Turp qe Llalla te akuzohet vetem per kundravajtje penale. Prokurori Braho duhet shkarkuar urgjentsht sepse po i sherben mafies dhe politikes. Kurre nuk do shohe drejtesi ky vend.

    Përgjigju
  • Emigrantja: 09/03/2020 12:22

    Po mire kte e ka thirr spak . Po nanen e hajdutllekut Ilirin e salen kur i therret te pa ndehur. Shqiperia clirohet kur Iliri Monika e sali krimineli do shkojne ne biruc.

    Përgjigju
  • Trump: 09/03/2020 12:06

    O SPAKU, ju s'duhet te mjaftoheni me kaq, se kaq akuza i ben edhe femija. Ku i gjeti parate ky ? Pra eshte krim i organizuar, ju duhet te hetoni, te shkoni me larg. Paska fshehur parata, hajde akuze hajde.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?