Ekipi Luminesen rrëmbeu çmimin të parë, 4 mijë euro të edicionit të tetë të kampionatit të futbollit amator të organizuar nga Shoqata Sportive e Minifutbollit Shqiptar. Kupën e fitores ua dorëzoi kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Alqi Bllako
“Shumë urime ekipit fitues, një falenderim i vecantë shkon për të gjithë ekipet pjesmarrëse të 24 ekipet të cilat gjatë kësaj periudhe i dhanë jetë, i dhanë gjallëri të gjithë njësisë numër 1. Edhe një falenderim tjetër për shoqatën e Minifutbollit por sigurisht për dy miqt e mi, vëllezërit Kadiu që vazhdimisht promovojnë të rinjtë dhe zhvillojnë talentin e tyre, jo vetëm të rinjtë e Ali Demit dhe Shkozës por të rinjtë e gjithë Tiranës”-u shpreh kandidati për deputet i PS, Alqi Bllako.
Përfshirjen e të rinjve në sport, Shoqata e Minifutbollit Shqiptar, nuk e ka përqendruar vetëm në njësinë numër 1 në Tiranë, ku u mbajt kampionati në fushat e kompleksit sportiv “Ali Demi”.
“Shoqata e Minifutbolit shqiptar sic ka qenë pjesë e komunitetit këtu në njësinë nr.1 ka qenë pjesë e gjithë Shqipërisë mbarë me organizimet e turneve, kampionateve”-tha Klodian Spahiu, Presidenti i Shoqates së Minifutbollit Shqiptar
Presidenti i Akademise “Ali Demi” Ergys Kadiu premtoi se fushat do të jenë gjithmonë në shërbim të brezave që do të rriten.
“Kjo fushë do të qendrojë gjithmonë nuk do të kthehet asnjëherë në godina shumë katëshe apo për qëllime përfitimi, do të jetë gjithmonë në shërbim të komunitetit, të fëmijëve të vegjël, brezave të rinjë që po rriten”-tha Ergys Kadiu, presidenti i Akademise “Ali Demi”.
Këtë vit morën pjesë 24 ekipe me lojtar të moshave nga 20-60 vjec, ndërsa u shpërndanë edhe 2 çmime të tjetër të mëdhenj me nga 3 dhe 2 mijë euro. Ceremonisë së çmimeve nuk i munguan edhe performanca artistike me numra akrobacie. Kampionati që zgjati për 4 javë dhe u zhvillua në Tiranë, kishte si qëllim për të rikthyer një pjesë të normaliteit në këtë periudhë pandemie.