Përfundon Konferenca e Kryetarëve, Bardhi: U rrëzuan kërkesat e opozitës! Propozuam ekip të ri në komisionin e reformës zgjedhore

20 Shtator 2023, 16:36| Përditesimi: 20 Shtator 2023, 18:35

  • Share

 

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve e mbajtur ditën e sotme ka përfunduar. Gazment Bardhi ka folur për mediat lidhur me diskutimet teksa u shpreh se nuk u morën parasysh propozimet e opozitës. Bardhi tha se mazhoranca nuk e ka prioritet reformën zgjedhore, ndërsa shtoi se opzoita nuk e pranon që çështja e zgjedhjeve të lira të mos trajtohet.

 “E kanë mbajtur të bllokuar reformën zgjedhore. Ne si opozitë, kemi marrë përgjegjësitë tona, sa i takon mosfunksionimit të komisionit dhe mosrealizmit të reformës zgjedhore. Është në përgjegjësinë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, që të marrë , ose të mos marrë përgjegjësi për këtë situatë. Kemi propozuar një projekt vendim të ri për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore, vetëm me 2 ndryshime që në objektin e punës së komisionit, të përfshihet edhe raporti i pritshëm i OSBE ODIHR për zgjedhjet lokale, dhe të kërkojmë ekspertizën e përhershme të ODIHR që të asitojë këtë komision të posaçëm. Për këtë kërkesë tonën, mazhoranca votoi kundër. Nuk mori në shqyrtim një tjetër propozim të opozitës parlamentare, që ka të bëjë me përbërjen e komisionit të reformës zgjedhore. Sot që flasim, në përbërje të komisionit të reformës zgjedhore, ka deputetë që kanë 1 vit që kanë dorëzuar mandatet. Përbërja nuk përputhet me realitetin e gjendjes së sotme në Kuvend. Në parim, kryetari i Grupit Parlamentar të PS, pranoi se opozita është ajo që cakton ekipin e përfaqësuesve të saj në komisionin e reformës zgjedhore dhe ata nuk ndërhyjnë në këtë pikë.

Ne kemi propozuar ekipin, nesër që në mëngjes, do t’i drejtohemi me një kërkesë, kryetares së Kuvendit për të ndryshuar rendin e ditës, për të përfshirë në rend dite, edhe një projekt vendim sa i përket përbërjes së re të komisionit të reformës zgjedhore, Ne kemi vendosur të ndryshojmë përbërjen, edhe si mesazh që nuk e pranojmë dot, që për 1 vit e gjysmë, një nga çështjet më të rëndësishme për  yqytetarët, siç janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, të lihen pa trajtuar. Kemi adrsuar duke krijuar, apo duke prezantuar një ekip të ri përfaqësimi, në komisionin e reformës zgjedhore”, theksoi ai.


Lajmi kryesor:

Bardhi shkon si kreu i grupit të PD në Konferencën e Kryetarëve: Më kanë rikonfirmuar deputetët! Açka ikën nga mbledhja: Kuvendi pa vendim, dy dado vrasin fëmijën


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?