67-vjeçari, Luiza Avramidi dhe vendi i ngjarjes

Kosova & Rajoni

Përgjaket ishulli grek, vrau pronaren e banesës ku jetonte dhe qëlloi për vdekje komshiun që doli për ndihmë, 67-vjeçari me të njëjtën armë vrau edhe veten

7 Qershor 2021, 09:10| Përditesimi: 7 Qershor 2021, 09:16

  • Share

GREQI- Detaje të reja kanë dalë në sipërfaqe, pas 2 vrasjeve dhe vetëvrasjes në ishullin grek, Kerkira, që u përgjak ditën e djeshme.

Të shtënat me armë drejt trupit të 60-vjeçares Luiza Avramidi dhe 63-vjeçarit Christos Ziguris, kanë shokuar komunitetin e vogël të ishullit.

Ishte një burrë 67-vjeçar, ai që prej kohësh kishte planifikuar të vriste Luizan, pronaren e shtëpisë në të cilën jetonte, por për një kohë të gjatë nuk paguante qiranë, gjë që ka sjell përplasje të shumta mes tyre.

Këto përplasje sollën tragjedinë e dyfishtë edhe vetëvrasjen!

67-vjeçari, i cili sipas banorëve të zonës ishte një person që konfliktohej shpesh me pronaren e shtëpisë e cila kohët e fundit, po kërkonte një qiraxhi të ri, i fshehur në një rrugë të lagjes pranë banesës, e ka pritur të shfaqet për ta qëlluar nga një distancë e afërt, që vdekja të ishte e sigurt.

Në ato momente, nga zhurma e të shtënave menjëherë në rrugë ka dal komshiu, Luizës dhe 67-vjeçari i pamëshirshëm nuk hezitoi ta qëllonte edhe atë duke i marrë jetën.

Menjëherë ai është larguar nga vendngjarja dhe me vrap është futur në shtëpinë e tij dhe po me të njëjtën armë i dha fund jetës së tij.

Kur polica është futur në banesën e 67-vjeçarit, përveç trupit të tij të përlyer me gjak, ka gjetur edhe letra në të cilat kërkonte falje nga familja e tij për vrasjen që do të kryente, gjë që tregon se ai kishte planifikuar gjithçka, si dhe ilaçe psikotrope.

2 viktimat janë qëlluar në kokë me nga një plumb, që mjaftoi për t’i marrë jetën 2 viktimave.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?