Përgjegjësi i Zyrës Arsimore në Bulqizë ka denoncuar se është marrë peng nga një i ri, i cili i ka kërkuar t'i rikthente në vendet e punës familjarët. Policia bën me dije se 52-vjeçari Kujtim Kërkuti ka kallëzuar një 29-vjeçarin Aleksandër Koçi, banues në Shupenzë, se e ka kanosur dhe e ka mbajtur në automjet, pa dëshirën e tij.
Nuk bëhen me dije të tjera detaje të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprat penale "Kanosja" dhe "Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese".